E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nju Jorku po përballet me krizën e emigrantëve

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams ka shpallur gjendjen e emergjencës pasi qyteti po përballet me një situatë krize që ka lidhje me fluksin e rritur të emigrantëve.

Që nga muaji prill i këtij viti, Më shumë se 17 mijë migrantë kanë mbërritur në atë qytet nga kufiri jugor. Gjatë muajve të fundit, shtetet republikane  si teksasi, Arizona dhe Florida i kanë  dërguar migrantët në zonat që qeverisen nga demokratët, një lëvizje kjo që zyrtarët e shteteve në kufi me Meksikën thonë se synon të rrisë presionin mbi administratën Biden për të bërë më shumë për të reduktuar numrin e migrantëve që kalojnë kufirin jugor të vendit. 

Që nga muaji shtator, çdo ditë në Nju Jork hyjnë pesë deri në gjashtë autobuzë me emigrantë, u shpreh kryebashkiaku Adams gjatë një konference për shtyp mbajtur të premten. Ai bëri të ditur se një nga pesë personat që ishin pjesë e sistemit të strehimit të qytetit ishte azilkërkeus. Shumë nga ata që mbërrijnë në Nju Jork nga Meksika janë familje me fëmijë në moshë shkolle dhe kanë nevojë për kujdes mjekësor, tha Admas. 

Këtë vit fiskal, fluksi i emigrantëve pritet t’i kushtojë qytetit 1 miliardë dollarë dhe kryebashkiaku po bën thirrje për fonde federale dhe shtetërore për të ndihmuar në përballimin e kësaj kostojo. – Nju jorkezët janë të zemëruar! Edhe unë jam! Nuk e kemi kërkuar një gjë të tillë! Kurrë nuk kemi patur ndonjë marrëveshje për të ndëmarrë punën e mbështetjes së mijëra azilkërkues! Qytetit po i mbarojnë fondet ndërkohë! Po bëjmë është e mundur por po arrijmë kufirin e mundësisë sonë, – theksoi Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›