Nobel, zbret nga lista Kadare, japonezi Murakami në krye të garës

Vitin e kaluar fituesi i çmimit më të madh në Letërsi ka qenë poeti suedez, Tomas Tranströmer, që la pas poetin sirian, Adonis.
Këtë vit Adonis ka zbritur më poshtë në listë së bashku me poetin koreano verior Ko Un dhe shkrimtarin shqiptar, Ismail Kadare.
Emrat të rinj në Ladbrokes për këtë vit janë autori kinez Mo Yan, shkrimtari gjerman Cees Nooteboom, të cilët kanë ngjitur listën për të fituar çmimin Nobel.
Në fillim të këtij viti kreu i akademisë suedeze, Peter Englund, zbuloi se 46 emra nga 210 të dominuar për çmimin e madh ishin zgjedhur për herë të parë.
Kandidatët janë vënë përpara një jurie e përzier me anëtarë suedezë dhe figura të njohura të letërsisë ndërkombëtare.
"Një numër i pazakontë i laureatëve për çmimin Nobel kanë ushtruar të drejtën për ta fituar këtë çmim”, shkruante Englund në blogun e tij.
Kandidatë të tjerë të fortë në listë janë nga Britania Ian McEwan, romancieri amerikan Philip Roth, që ndiqet pas nga patrioti i tij, Cormac McCarthy, izraeliti Amos Oz dhe një shkrimtare femër që vjen nga Italia, Dacia Maraini.