Nogues emërohet trajner i Betisit në vend të Kaparros
Sevilje - Hoze Maria Nogues do të jetë trajneri i ri i Betis Seviljas pas shkarkimit të Pako Kaparros. Shkarkimi i këtij të fundit erdhi menjëherë pas barazimit 3-3 që Betisi arriti këtë javë me Numancian.
Nogues vjen nga drejtimi i të rinjve të Betisit, dhe do të qëndrojë në krye të ekipit të parë edhe për sezonin e ardhshëm. Betisi ndodhet aktualisht në vendin e 17-të me 31 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.