E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kopshti i Vishnjave” në T. Metropolitan

Tiranë - Në skenën e Teatrit Metropolitan vjen për të gjithë artdasgësit pjesa “Kopshti i Vishnjave”. Vepra e Çehovit vihet në skenë nën një konceptim simbolik dhe alternativ nga regjisori Kiço Londo me asistencën e Adelina Muçës.

Në të interpreojnë aktorët e rinj si: Eni Jani, Devis Muka, Alban Krasniqi, Adriana Tolka, Loredana Gjeçi, Bledar Naska, Roland Saro, Genti Deçka, etj. Kostumografia është zgjedhur me tepër elegancë nga Berina Kokona.

Dyert e “Teatrit Metropolitan” do të jenë të hapura për të gjithë artdashësit shqiptarë çdo të enjte, të premte, të shtunë dhe të dielë, në orën 21:00. Çmimi i biletës kushton 500 lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›