Noizy: Kam pasur marrëdhënie me koleget
Reperi i admiruar nga të rinjtë në Shqipëri, Noziy, shprehet se ka pasur lidhje intime me koleget e tij këngëtare. Por, ai nuk ka bërë me dije emrat e këngëtareve me të cilat ka pasur lidhje. Noizy ka realizuar disa duete me këngëtare si Rozana, Eni, Kristinë Elezaj, Eni Koçi dhe të tjera, por nuk ka pranuar të tregojë nëse ka pasur ndonjë marrëdhënie me këto të fundit. Po ka pasur (qesh), por ku, si, qysh, tek? Këtë nuk jua zbuloj, ka thënë ai për lidhjet intime që ka pasur me koleget e veta.