Noka: Drejtuesit vendore qe do te ndjekin Ramen, do te ndeshkohen
Vendoret te cilet do t'i shkojne nga pas ne vetevrasjen e tij Edi Rames, do te ndeshkohen nga ligji, ne menyre te drejtperdrejte. Ky eshte qendrimi qe mban deputeti i Partise Demokratike, njekohesisht Sekretari Organizativ ne PD-se, Flamur Noka ne nje interviste per "Koha Jone". Noka i cili ka mbajtur edhe detyren e keshilltarit bashkiak te PD-se ne bashkine e Tiranes, thekson se mazhoranca nuk mund te lejoje nderprerjen e sherbimeve civile ne bashkite e vendit per qytetaret, sepse ajo eshte votuar per te siguruar keto sherbime. Deputeti i PD-se, ka kembengulur gjithashtu se ne vend nuk ka krize dhe se ajo ndodhet vetem ne mendjen e Rames. Ne lidhje me PD-ne, Noka sqaron se Kuvendi Kombetar i demokrateve, do te mbahet ne 14 dhjetor, per shkak te nje vizite te rendesishme te kryeministrit Berisha jashte vendit (behet fjale per nje audience me Papa Benediktin e XVI). Po keshtu Noka thekson, se ai nuk eshte per ndarjen e posteve partiake nga ato ne ekzekutiv, pasi e drejta e kandidimit ne PD nuk mund t'i mohohet askujt.
Cili eshte qendrimi juaj ne lidhje me ultimatumin qe i ka vendosur opozita mazhorances, persa i perket hapjes se kutive te votimit?
Ne radhe te pare z.Rama duhet ta mesoje se politika nuk behet me ultimatume. Ultimatumet jane praktike e mendesive komuniste. Edi Rama dhe mafia qe e ka marre peng ate dhe qe po i diktojne politiken e rruges Partise Socialiste, duhet ta harrojne se vendi mund te ngelet peng i halucinacioneve te tij. Pushtet te marre ne tavoline, sic ai e ka deshiren, nuk ka per te pasur, pasi pushtetin e percaktoi vota e sovranit me 28 qershor. Zgjedhjet u certifikuan pa asnje verejtje si asnjehere ne historine e zgjedhjeve ne kete vend, nga te gjithe komisioneret e tij. KQZ si asnjehere tjeter, me unanimitet votoi shpalljen e rezultatit dhe Gjykata e Apelit per zgjedhjet dha vendimin e saj, qe kutite nuk hapen, pasi nuk ka kontestime. Po keshtu OSBE- ODIHR dhe Keshilli i Evropes, me vezhguesit e tyre pane gjithcka dhe vleresuan zgjedhjet si zgjedhje te lira, demokratike, dhe qe plotesuan standardet kryesore te OSBE. Ambasadori amerikan ne OSBE ne emer te qeverise se Shteteve te Bashkuara, pergezoi qeverine per progresin e mirefillte ne realizimin e zgjedhjeve dhe rezultatin e 28 qershorit, e quajti si nje rezultat qe perfaqeson vullnetin e popullit. Keshilli i Ministrave te BE-se, me 16 nentor i vuri vulen zgjedhjeve, duke pranuar kerkesen e Shqiperise per anetaresim ne BE. Para pak ditesh Parlamenti Evropian miratoi nje rezolute, ku i kerkohet PS-se te hyje ne Parlament. Te gjitha delegacionet e nderkombetareve i kane kerkuar publikisht Edvin Rames, te njohe zgjedhjet dhe te fuse deputetet e PS ne Parlament. Sic e shikoni nuk ka asnje ze pervec z.Rama, qe te kerkoje nje gje te tille. Dikush mund te na thote te sherojme mendjen e semure te tij, qe PS te hyje ne Parlament? Kjo eshte nje ceshtje e tij dhe e atyre deputeteve qe e ndjekin pas. Nje gje duhet te kuptojne deputetet e PS qe i binden urdhrave per bojkot, ate qe drejtori per Ballkanin Perendimor ne Drejtorine e Zgjerimit te BE-se z.Pierr Mirel iu tha publikisht, qe po punojne ne dem te interesave te Shqiperise dhe shqiptareve.
Cdo te ndodh ne rast se opozita ne date 5 dhjetor do te vendose te bojkotoje sherbimet cilivile, ne bashkite dhe komunat nen drejtimin e saj? Cili do te jete qendrimi i mazhorances ne kete rast?
Ne po themi se ne PS ka nje te cmendur dhe rreth tij disa bij punistesh, qe ky i ka majmur me tendera dhe leje ndertimi qe po mbajne peng PS, por jo te gjithe socialistet jane te tille qe mund te shkojne deri aty sa te shkaterrojne opoziten. Pjeses derrmuese te socialisteve u dhimbset partia e tyre dhe e vuajne degradimin e shkaterrimin qe po i ben PS, ky dhe banda mafiozo-puniste e bashkise. Kjo bande tani eshte zhvendosur ne kupolen e PS dhe per te rifituar 40 milione eurot e hedhura prej tyre, per te blere zgjedhjet jane gati te vetesakrifikohen, por socialistet e ndershem e duan partine e tyre dhe vendin e tyre. Ata pushtetare qe do i shkojne pas ne kete "harakiri", ketij perversi te cmendur do te perballen me ligjin ne menyre te drejtperdrejte. Nuk mund t'i leme qytetaret pa sherbim, sepse votat na i kane dhene qe t'u sherbejme atyre.
Opozita e ka cilesuar si antimiting festen qe PD ka deklaruar se do ta zhvilloje me 8 dhjetor. Cili eshte qendrimi juaj ne lidhje me kete ceshtje dhe cdo te ndodhe me konkretisht ne Tirane, ne daten 8 dhjetor?
Antimitingu fle ne shpirtin e Edvin Rames. 8 Dhjetori eshte dita e njerezve te lire, eshte dita kur u mbyll nje epoke dhe u cel nje tjeter. Eshte dita kur shqiptaret pane se te rinjte, studentet dhe pedagoget e tyre u ngriten dhe triumfuan mbi diktaturen dhe diktatorin e radhes, ne kauzen e lirise dhe preken lirine e enderruar me duart e tyre. Kjo eshte nje dite simbol per te gjithe. Sot jemi ne nje kohe kur shumica e atyre endrrave qe patem, jane realizuar dhe po realizohen. Me shume se ne cdo date tjeter, kemi arsye te festojme ndaj dhe gjithe shqiptaret do te jene me ne ne kete feste. 8 dhjetori eshte festuar gjithmone, por kete radhe ka nje arsye me teper. Sic e dini me 16 nentor, Evropa hapi dyert per te na pritur ne gjirin e saj. A nuk ka qene aspirata kryesore e te rinjve, studenteve, pedagogeve dhe gjithe shqiptareve kjo? Kjo eshte duke u realizuar tashme, ndaj ne do ta festojme.
Duke u nisur nga situata e krijuar ne politike si pasoje e protestave te opozites dhe bojkotit, mund te themi se vendi ndodhet ne nje krize?
Ne krize eshte vetem nje njeri dhe ky quhet Edvin Rama. Kriza e tij eshte e shumanshme, ka krize familjare, krize morale, episode te qarta te nje krize psikike. Ai po fut dhe PS ne krize, per hir te psikozes se tij dhe halucinacioneve me karrigen kryeministrore. Sigurisht nuk mund te leme pa permendur faktin, qe levizjet e diktuara te PS per shkak te cmendurive te z.Rama kane nje synim, demtimin e shumte te imazhit te vendit, pengimin e liberalizimit te vizave per shqiptaret dhe bllokimin e procesit te integrimit. Ajo qe kane per te arritur eshte demtimi i imazhit te PS, izolimi dhe degradimi i saj, ne nje linje me degradimin qe ka pesuar kryetari i saj. Shqiptaret kane nje axhende, kjo eshte axhenda e integrimit te vendit qe po ecen me shpejtesi dhe nuk ka Edvin qe mund ta ndaloje. Shqiptaret jane ne pritje te liberalizimit te vizave dhe realizimit te endrres se kahershme te tyre, per te qene anetare te denje te familjes evropiane.
Nga mund te vije zgjidhja per te zhbllokuar situaten politike ne vend, ne menyre qe mazhoranca dhe opozita te nisin komunikimin parlamentar dhe ate normal ne shtet demokratik?
Zgjidhja gjendet ne institucione, Parlamenti eshte institucioni ku behet debati politik dhe formulohen te gjitha zgjidhjet ligjore. Zgjidhje nuk ka ne rruge, politika nuk behet ne rruge. Zgjidhja e vetme eshte kthimi ne Parlament i deputeteve te PS, sepse per te qene aty i ka votuar elektorati shqiptar. Edi Rama duhet ta harroje se vendi mund te ngelet peng i halucinacioneve te tij. Pushtet te marre ne tavoline, sic ai e ka deshiren nuk ka per te pasur pasi pushtetin e percaktoi vota e sovranit me 28 qershor, e certifikuan pa asnje verejtje te gjithe komisioneret e tij, e certifikoi KQZ si asnje here tjeter me unanimitet. Po keshtu Gjykata e apelit per zgjedhjet dha vendimin e saj, OSBE-ODIHR dhe Keshilli i Evropes me vezhguesit e tyre, pane gjithcka dhe bashke me ambasadorin amerikan ne OSBE i vleresuan zgjedhjet si zgjedhje te lira, demokratike dhe qe plotesuan standardet kryesore nderkombetare.
Kryeministri Berisha ne nje interviste ne TVSH theksoi dje, se Kongresi i PD-se nuk do te zhvillohej ne date 12 dhjetor, si pasoje e nje angazhimi madhor qe ai kishte. Kur pritet te zhvillohet ky Kongres, do te realizohet brenda dhjetorit apo do te shtyhet per vitin tjeter?
Nuk do te kete shtyrje te Kuvendit Kombetar te PD. Shtyrja per dy dite do te behet per shkak te axhendes se ngarkuar te kryeministrit te vendit. Me date 12 dhjetor kryetari PD njekohesisht kryeministri i vendit, do te kete nje takim shume te rendesishem jashte vendit ndaj dhe Kuvendi do te mbahet me daten 14 dhjetor.
Eshte folur shume ne media dhe nga deputetet demokrate, per ndarjen e posteve ne ekzekutiv nga ato partiake ne PD. Cili eshte qendrimi juaj per kete ceshtje?
Personalisht nuk jam per ndarjen e posteve, pasi nuk mund t'i privojme askujt nga personalitet e partise, te drejten e kandidimit. E drejta e kandidimit eshte e drejte e percaktuar ne statut dhe cdonjeri nga ministrat, e ka te lire rrugen e kandidimit. Nga ana tjeter krijimi i dy ekipeve paralele ne parti dhe ne qeveri, ne gjykimin tim nuk eshte i nevojshem, pasi mund te konsiderohet si markim ne pozicione dhe mund te sjelle perplasje te panevojshme.