Noka: Shefi i plagosur i krimevepër mjekim në Foggia të Italisë

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/Mjeku: Plumbat i dëmtuan 5 organe FOTO/Skura u plagos gjatë një operacioni
MAT- Duhen të kalojnë 48 orë për të deklaruar nëse gjëndja shëndetësore e shefit të krimeve të Burrelit ka kaluar rrezikun për jetën apo jo. Musa Skura u plagos pasditen e djeshme gjatë një operacioni për arrestimin e të dyshuarve si trafikantë armësh në fshatin Suç të Matit. Shefi i Krimeve në Komisariatin e Burrelit, babai i tre djemve, u qëllua me dy plumba në momentin kur po tentohej kapja në flagrancë e autorëve që dyshohet se po shisnin armë.
Të arrestuarit janë Fitim Alla, 19 vjeç personi që dyshohet se qëlloi në drejtim të shefit të krimeve, Vilson Milkurtin, 18 vjeç, nga fshati Kujtim në komunën Suç dhe Rigers Lifja, 22 vjeç. Policia e shtetit pritet të dalë sot me një deklaratë për shtyp në lidhje me operacionin policor. Mjeku reanimator Fatbardh Kurti deklaroi sot se shefi i Krimeve të Rënda të Burrelit ka rrezik për jetën pasi ka komplikacione postoperatore. Kurti: Ka dëmtime në 5 organe.
SHEHU: PO TRAJTOHET PROFESIONALISHT, ESHTE ENDE NE GJENDJE SHOKU
Ora 12:25 Tritan Shehu, kreu i Komisionit të Shëndetësisë ka vizituar shefin e Krimeve të Rënda të Burrelit, Musa Skura në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Shehu u shpreh se pacienti është ende në gjendje shoku dhe po trajtohet me profesionalizëm. Gjendja është e rëndë, prandaj është e rrezikshme që të bëhet një transportim jashtë vendit.
“Erdha të shikoj gjendjen e pacientit. Situata është e rëndë dhe me probleme, si pasojë e traumës së djeshme. Gjendja e rënduar ka detyruar mjekët të kryejnë një ndërhyrje për shkka të dëmtimit të organeve. Po trajtohet me profesionalizëm dhe me impenjim të plotë. Kolegët po e diskutojnë dërgimin jashtë, por në këto kushte që është transporti ka elementë të mirë dhe negativë. Është një çështje në qëndër të vëmedjen. Po trajtohet në mënyrë të kualifikuar që të kalojë gjendjen e shokut, të cilën akoma se ka kaluar. Nuk mund të jepen orare se kur mund të dalë nga kjo gjendje, por i sëmuri po trajtohet me të gjithë bateritë e mjekimit. Trauma ka qenë e madhe dhe ka prekur organe të rëndësishme, po merr sasi gjaku, një veshkë po punon mirë. Ka probleme serizoe por po trajtohet. Shpresojmë të gjithë së bashku që ky trajtim që po i bëhet të japë efekte dhe i sëmuri ta kalojë këtë fazë”, deklaroi Shehu.
MJEKU REANIMATOR: KA RREZIK JETE, PLUMBAT I DEMTUAN 5 ORGANE
Ora 10:10 Mjeku reanimator Fatbardh Kurti deklaroi se shefi i Krimeve të Rënda të Burrelit ka rrezik për jetën pasi ka komplikacione postoperatore, ndërkohë që 48 vjeçarit, babai i tre fëmijëve i janë dëmtuar 5 organe. Mjeku reanimator informoi se shefi i krimeve të Burrelit mbërriti në spitalin Ushtarak mbrëmë rreth orës 21:00 “në gjendje shoku hemorragjik”. I është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ka dëmtime në 5 organe.
“Veshka e djathtë iu dëmtua u hoq fare. Çarje të stomakut iu qep. Shpretka, dëmtim të zorrëve të hodha e të trasha dhe ankreasit, të cilat u qepën. Janë shfrytëzuar 9 qese gjak. Më pas u transferua në reanimacion nën terapi intensive. Ka parametra stabël por situata është shumë e rëndë me të gjithë këto organe të dëmtuara”- tha mjeku reanimator Kurti.
Aktualisht Shefi i Krimeve mbahet me respiracion të drejtuar. Mjeku thotë se ”Ka rrezik për jetën për shkak të komplikacioneve post operatore. Gjëndja shëndetësore e tij është e stabilizuar por jo e përjashtuar nga rreziku për jetën. Duhet të presim 24 orëshin e parë, më pas do vendosim për të shkëputur aparatin”. Mjeku përjashtoi mundësinë e transportimit jashtë pasi gjëndja shëndetësore e Shefit të Krimit është e rëndë, ndërkohë që operacioni është kryer me sukses.
(mjeku reanimator Fatbardh Kurti)
MJEKET: 48 ORET KRITIKE
Musa Skura, baba i tre djemve është goditur dhe me një plumb në gjoks dhe që prej mbrëmjes së djeshme është dërguar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak. Mjekët thonë se nga ora 21:30 shefi i krimeve të rënda, 48 vjeçari Musa Skura i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal i cili përfundoi rreth orës 00:30 të 14 janarit. Sipas gazetarit Arsen Rusta mjekët kanë arritur t’i nxjerrin plumbin nga gjoksi si dhe të parandalojnë hemoragjinë, por duhen 48 orë për të thënë se ka kaluar rreziku për jetën. Shefi i Krimeve të Rënda mendohet se ka marrë 2 plumba, një në bark dhe një në shtyllë kurrizore
OPERACIONI KU U PLAGOS SHEFI I KRIMEVE
Shefi i policisë së Burrelit, Musa Skura u qëllua me armë zjarri gjatë një operacioni në fshatin Suç të Matit pasditen e djeshme rreth orës 17:00. Policia ishte duke zhvilluar një operacion për arrestimin e disa personave të cilët po shisnin armë. Personat që do arrestoheshin mendohet se ishin evidentuar si trafikantë armësh dhe hajdutë në zonën e Suçit, përgjatë rrugës nacionale Burrel- Klos. Në krye të operacionit policor ka qenë shefi i Komisariatit të Matit, Gazmend Lika si dhe shefi i Krimeve të Rënda Musa Skura. Pasi kanë marrë informacion policia është nisur drejt fshatit Suç, te vendi i quajtur “Përroi i Kecit” ku kishin informacion se ndodheshin personat.Agresorët nuk i janë përgjigjur urdhrit për të ndalur duke qëlluar në drejtim të policisë dhe plagosur rëndë 48-vjecarin Skura. Përforcimet policore nga Bulqiza bënë të mundur arrestimin agresorëve, Fitim Alla dhe Vilson Milkurti dhe Riger Lifajt.
Fitim Alla, 19 vjeç personi që dyshohet se qëlloi në drejtim të shefit të krimeve është plagosur në këmbë, por jo me plumb. Më vonë u arrestuan edhe Vilson Milkurtin, 18 vjeç, nga fshati Kujtim në komunën Suç dhe Rigers Lifja, 22 vjeç.
Skura fillimisht u dërguia në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e parë më pas mjekët kanë kërkuar ndihmën e një helikopteri nga Tirana për ta transportuar në drejtimin të Spitalit Ushtarak, pasi plumbat i kishin prekur organet jetësore duke i rrezikuar jetën.
Policia e shtetit pritet të dalë sot me një deklaratë për shtyp në lidhje me operacionin policor, ndërkohë që nga të dhënat e para bëhet e ditur se të arrestuarit dyshohet se shisnin armë të llojeve të ndryshme, kryesisht automatikë dhe pistoleta.
(Lajmi fillimisht u publikua në 20:47 të 13 janarit dhe u përditësua ora 12:25 të 14 janarit)
(db/sg/eç/shqiptarja.com)