“Koreografi” qe kerkonte Europa... Nga Pano Hallko
Ne shtator te vitit 1989, erdhi ne Shqiperi Kryetari i Jurise se Europes per Folklorin, zoti Aleksander Fenton. E sillte ne vendin tone kete autoritet te larte nje detyrim profesional i tij. Qysh ne muajin maj te atij viti kishte shkuar nga shteti shqiptar per te konkurruar ne Europe, nje kasete filmike e realizuar nga stafi i TVSH-se, me kenge dhe valle nga Jugu i Shqiperise, konkretisht nga Lumi i Vlores-Laberia. Ne kasete ishte Grupi Polifonik i Vranishtit me kengen dhe vallen e tij, Treshja e Dukatit, dhe nje sere grupesh te tjere.
Vizitori i famshem erdhi dhe solli Cmimin e larte, qe ne rrang Europe e fitoi kjo kasete, pra Shqiperia. Por “sekretet” profesionale, ai i nxori ne Koncertin e realizuar “live” ne njeren nga ish shtepite e Kultures qe kishte ne ate kohe ne Terbac te Vlores, ne skenat e te cilave Ansambli i Kengeve dhe valleve realizonte lirshem vallen “Shqipja e Andeve”.
Per shembull, ai beri pyetjet: -Kush eshte koreografi i valles se Vranishtit? Kush ua meson vallen ketyre njerezve? Ku, ne cilen palester, bejne ata provat per kete valle, dhe sa kohe u duhet atyre per ta mesuar?
Keto pyetje si dhe shume te tjera, vizitori i larte i shtroi me te njejtin sinqeritet me te cilin i kishin bere atje, ne Juri, duke pare kaseten, bashkepunetoret e tij...
Njerezit ne fillim, sapo degjuan perkthimin e pyetjeve, bene buzen ne gaz, pasi menduan se skocezi ne origjine(ai krenohej me origjinen e vet, edhe pse gjyshi i tij kishte lindur ne Londer), po bente shaka...
Pastaj, iu sqarua nga specialistet e Institutit te Folklorit (te cilet ishin aty), se kjo valle nuk kishte koreograf(!), madje kete valle njerezit e mesojne dhe e trashegojne brez pas brezi-qysh kur nuk mbahet mend! Dhe Aleksander Fentoni, edhe pse u bind nga shpjegimet e specialisteve, shfaqte njefare skepticizmi (me veten e vet kesaj radhe), teksa shikonte treshen virtuoze te valles: Hetem Shkurtin, Arap Celoleskaj dhe Selman Aliaj si dhe nente valltaret e tjere te talentuar ne levizjet e vrullshme e te veshtira te valles. Ne fund, pasi e kerkoi edhe nje here ekzekutimin e valles(por pa mikrofona, ashtu sic kerkoi edhe treshen e Dukatit), tha:-“Ky vend, paska nje kulture me te lashte sesa e kisha menduar”... Diku aty nga mesi i drekes se shtruar per nder te vizitoreve te larte, Fenton-i ngriti nje dolli ku nder te tjera shprehu edhe nje habi tjeter: -“Me ben pershtypje nje gje: Ne skene u mrekullova nga tingujt dhe nga timbri i zerave, nga perpikmeria artistike e realizimit te valles. Por po shikoj edhe ketu, ku njerezit hane mish te pjekur, pine raki te zier dy here, dhe... eshte i njejti interpretim”?!?-tha ai.... Arap Celoleskaj iu pergjigj dollise se skocezit me vargjet e kenges: “Jemi zot te ketij vatani”-krijim i Mjeshtrit te Madh te Punes, Profesor Muhamet Tartari...
Ajo dite perben kthesen e mendimit dhe fillesen e idese europiane, per ta shpallur Polifonine Pasuri te Kultures Boterore...
Lamtumire Arap!
Ishin tre vellezer e nje moter jetime, e na kishin nje Nene! Nena e tyre, nene Nazja, nje grua trime vranishtiote, aktiviste e Levizjes Nacional-Clirimtare, grua qe mbeshteti partizanet me fuqine e shpirtit. Grua qe organizonte te gjitha grate per te punuar ne shtiza naten bluza dhe corape per ata qe benin luften, por edhe per te transportuar ushqime per ta. Detyrat e rritjes se tre vellezerve, ia kishte ngarkuar femijes se madh, vajzes se saj, Raziese, e cila i ndihmonte te rriteshin, por i ndihmonte edhe ne kenge. Pas perfundimit te Luftes, kjo Nene iu fut nje tjeter Lufte, te nje tjeter natyre, luftes se madhe te jetes, per te rritur femijet jetime ne Vranishtin e zhuritur nga Lufta e Dyte Boterore.
Shtepia e nenes dhe e tre vellezerve, ne ane te xhadese se fshatit. Ishin te varfer. Shume here ishin pa buke dhe i merrte uria. Por edhe urise ia kishin gjetur ushqimin dhe ilacin: Kengen!
Dhe kendonin te tre vellezerit, bashke me motren, njeri me mire se tjetri, e te kater bashke i falnin gezim e shprese Vranishtit. Ngrinin peshe zemrat e bashkefshatareve, falnin buzeqeshje ne buzet e plasura te njerezve qe kishin humbur trimat ne Luften e Madhe, u jepnin atyre guxim dhe motiv per te rindertuar shtepite e djegura nga zjarri, e te rrenuara nga gjylet. I madhi, Iliazi, shkelqeu ne bangot e Shkolles Ushtarake shqiptare. Ai ishte nder te paktet oficere te ketij vendi, qe u gradua Toger qysh ne mbarim te shkolles. I dyti, Leskua, punetor nder me te dalluarit e fshatit e te zones, i ndershem e me zemer ne dore.
I vogli, Arapi, mori timonin e makines se fshatit, por edhe timonin e kenges dhe te valles vranishtjote...
Dhe u bene te tre vellezerit shembulli i mirekuptimit, harmonise, idhuj per imitim ne vellezeri, per te gjithe vranishtiotet dhe me gjere. E djemte e tyre edhe pse me femije, ende sot e kesaj dite nuk e dine mire se c`jane: vellezer, apo kusherinj te pare...
Te dashur e te nderuar pjesetare te Familjes emermire Celoleskaj!Te dashur bashkefshatare,Te nderuar miq dhe shoke, pjesetare ne kete ceremoni te permortshme!
Sot, po percjellim ne banesen e fundme Arapin, njerin nga bijte me te denje te fshatit.
Arapi u lind ketu, ne Vranishtin tone, ketu u rrit e u moshua, pavaresisht se nuk arriti dot moshen e pranueshme te ikjes.
Ai u rrit me hallet qe u thane me siper, si te gjithe bashkemoshataret e tij, e ndoshta edhe me me shume halle.
Por Arapi shkelqeu ne disa drejtime ne jete, edhe pse nuk mbaroi shume shkollera. Ishte pike referimi e rinise se fshatit ne shume plane: Ai ishte futbollist i shkelqyer, shtylla por edhe shkolla e skuadres se fshatit, ishte ai qe i jepte zemer, edhe kur ndeshej ajo me skuadra profesioniste.
Natyra, te tre vellezerve u fali zerin e bukur, por edhe talentin per dhe dashurine per kengen. Ata jane themeluesit e Grupit modern te Vranishtit, bilbilat e tij. Por edhe brenda treshes se vellezerve, Arapi pati te vecanten e tij: Kur kendonte Arapi ne Pallatin e Kultures ne Tirane, regjisoret dhe kompozitoret por edhe poetet me te njohur te vendit, thoshin: “Zeri i Arapit eshte Shtate Oktave”.
Nen drejtimin e te mirenjohurit intelektual Muhamet Tartari-Mjeshter i Madh i Punes, por me kontributin njerezor dhe artistik te vellezerve Celoleskaj, emri i Vranishtit i kaperceu shpejt kufijte e Shqiperise. Treshja virtuoze e Vranishtit: Hetem Shkurti, Arap Celoleskaj dhe Selman Aliaj bashke me nente valltaret e talentuar te tjere, ngriten ne kembe sallat me te medha te Botes, qysh nga Festivali i Dizhonit ne France, e deri tek Cmimi i Pare i Jurise se Europes per Folklorin. Arapi ishte ai qe niste dhe qe ndizte kengen, por ishte Leskua ai qe e nxirrte Grupin faqebardhe para salles me “terezine” dhe “ekonomine” e tij ne levizjet e veshtira te valles se Vranishtit, me fytyre nga salla ne vargun e fundit.
Arapi i dekorua disa here e me cmime te ndryshme nga shteti shqiptar. Por Arapi kishte emrin te shkruar ne Dekorata. Ato dekorata ishin dhe mbeten prone e Grupit, prone e Vranishtit.
Ne kabinen e “Zisit” te Arapit nuk pushonte kurre kenga, madje as kur ai ishte i vetem brenda saj. Me kengen e tij, ai u be shembull imitimi per rinine vranishtiote, te krahines dhe te te gjithe Vlores.
Ne pamje te pare, dukej sikur suksesi i Arapit qendronte vetem tek zeri i tij i larte dhe i forte. Nuk ishte keshtu. Arapi, edhe pse ishte me natyre te rende ne dukje, kishte nje shpirt te paster femije. Ai e perjetonte kengen me te gjithe qenien e tij, kur kendonte ai, nuk merrte pjese vetem zeri i tij, por cdo qelize e trupit te tij. Prandaj ai u be shembull per imitim per dhjetera te rinj vranishtiote, qe ai vete, me durim ne provat e pafund ne ish-Shtepine Kultures, deri ne mesnate, i pergatiste. Ai ishte nje artist, qe me shembullin dhe perpjekjet e tij nxori shume artiste te tjere ne Vranisht. Ai kurre nuk e pa Grupin si nje burim perfitimi, perkundrazi, ai dhe shume te tjere i kane qendruar edhe me leke nga xhepi, per sedren e artistit, qe kenga dhe vallja vranishtiote te arrinin deri ne perfeksion te plote, ne majat e artit shqiptar.
Arritja me e madhe e Arapit, ishte Familja e tij. Ai e lidhi jeten e tij me Havane, nje grua dinjitoze vranishtiote. Me Havane ai ndertoi nje familje te shkelqyer. Ata te dy bashke, linden dhe rriten 5 femije, njerin me te bukur se tjetri, te gjithe te zotet dhe te ndershem, te afte per te perballuar jeten. Doemos si femije te tij, ata trasheguan edhe kengen dhe vallen, madje Krenari ishte krenaria e femijeve te Vranishtit ne valle, ne vendin qe mbante i ati, heqes i valles se grupit te femijeve te Vranishtit, qe ngriti ne kembe sallat e ketij vendi, deri ne Pallatin e Kongreseve. Grupi i femijeve, ishte padyshim njera nga arritjet me te medha te Profesor Muhamet Tartarit.
Nje jete te tere, Arap Celoleskua ishte njeri dinjitoz. I tille, dinjitoz ishte ai edhe ne perballjen e fundit me semundjen e rende. Ai dinjitoz ndahet nga ne sot, dinjitoz mbetet per te gjithe brezat.
Ne sot ndahemi vetem fizikisht me te. Pasi ne magnetofonet dhe ne televizoret e Vranishtit por dhe te gjithe Shqiperise, do te bucase, zeri i tij, Zeri i Arapit. Ai edhe me mosqenien e tij ne kete jete, do te vazhdoje te nxjerre kengetare ne brezat qe vijne, te cilet do te mrekullohen me zerin e tij, dhe do ta kene shembull stili dhe karakteri ne kenge. Edhe pse kurre s`kane per ta njohur.
Sot, ai percillet nga gjithe korifenjte e kenges labe, nga e gjithe bota artistike e Vlores dhe e gjithe Laberise.
Prandaj sot, te gjitheve u ka lezet loti ne sy per Arapin.
Femijet e tij kane nje emer te madh per ta justifikuar dhe nderuar. Por edhe ne te gjithe do te themi me krenari: Une kam kenduar me Arapin, qofte edhe ne nje dasme, apo gezim shoqeror.
Prandaj, ne shenje respekti per emrin dhe jeten e tij, ju ftoj te gjitheve te mbajme nje minute heshtje. I paharruar kujtimi yt, Arap!