E Enjte, 5 Nëntor 2026

Noka, thirrje për dhunë: Askush nuk e ndalon dot opozitën

Deputeti Flamur Noka ka bërë thirrje për dhunë nga Rruga e Elbasanit, ku i është bashkuar protestës së opozitës. Ai ka deklaruar se opozitën nuk e ndalon dot askush.

“Ky është një mesazh që ua përcjell sot. Askush nuk e ndalon dot mosbindjen civile të opozitës. Sepse pala e revoltës qytetarët do të mbërrijë dhe në Surrel.

Poshtë komunizmit. Është e gjithë Tiranë, sepse po u pinë gjakun e qytetarëve. Janë përfaqësuesit e krimit ata dhe jo të qytetarëve”, u shpreh i revoltuar Noka./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›