E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nominimet e të shtunës

02/02/10 01:43

Që në fillim të javës ndonëse e shtuna është ende larg, Gjimi dhe Domenika diskutojnë se cilët do të nominojnë këtë herë. Është Gjimi ai që i afrohet Domenikës si për të krijuar një aleancë me grupin e saj. Ata përpiqen të flasin me iniciale për të nominuarit e mundshëm. Gjimi rrëfen se ka ndërmend që të nominojë Hakiun ose përsëri Bertinën, nëse ajo nuk del, por për këtë gjë ende nuk e ka vendosur plotësisht. Domenika e pohon kur ai përmend emrin e Bertinës, duke shtuar frazën deri sa të dalë, ndërsa për Hakiun ajo mendon se është ende shpejt. Gjimi thotë se vendimin deri tani e ka marrë për Jetmirin, pasi ka gjetur edhe një banor tjetër i cili do ta votojë atë, dhe shton se nëse edhe grupimi i Domenikës, të paktën ata të tre që ngelen, nëse del Valentina, e nominojnë Mirin, arrijnë ta nxjerrin atë në nominim. Domenika duket skeptike sepse mendon se të gjithë janë pro Mirit, por Gjimi nënqesh dhe shprehet se ia ka gjetur pikën e dobët Mirit, nervozizmi, gjë që duan ta arrijnë këtë fundjavë. Ata diskutojnë edhe për katërshen e finales, ku ai hotë se do donte Domin, Erionin dhe ndoshta Oltën, këta të fundit si lojtarë jo të fortë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2745(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2745;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=600;
iframe_height=95;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2745("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›