E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

““Non grata” vijon përdhos Kuvendin”, Balla: Në shtator do adresojmë situatën e papranueshme

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka njoftuar se në muajin shtator në sesionin e ri Parlamentar, Kuvendi do adresojë çështjen “Berisha”. Balla e cilëson situatë absurde faktin se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, njëherësh i shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, vijon të përdhosë Kuvendin me praninë e tij.

“Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›