E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nora: Qysh po don

Këngëtarja Nora Muçaj ka publikuar videoklipin e këngës “Qysh po don”, tekstin e së cilës e ka shkruar i dashuri, Gold Ag.

Videoklipi është realizuar nga produksioni Think Creativ, ndërsa xhirimet e videoklipit kanë zgjatur tre ditë dhe janë realizuar në Mitrovicë dhe në Prishtinë.
“Jam shumë e kënaqur me videoklipin, pasi realizimi është më i mirë se që e kisha imagjinuar”, ka thenë Nora për Indeksonline.

Ajo ka falënderuar në veçanti Arianin (Gold AG) dhe fansat, që janë ‘’motivacioni më i mire i punës”.
Muçaj ka theksuar se nuk mendon se lidhja e tyre ka ndikuar në famë, duke thënë:
“Arianin e kam të dashur në jetë. Pavarësisht asaj që jemi artista, fama është pjesë tjetër. Nuk e përziejmë me dashuri”. /Indeksonline/

/>  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›