E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sculp'Edu nisi edicionin e dytë

Festivali ndërkombëtar i skuplturës Sculp Fest ka filluar edicionin e ri.
Në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren të mërkurën mbrëma është hapur edicioni i dytë i Sculp'Edu.Në ceremoninë zyrtare kanë qenë të pranishëm artistë, aktivistë, dhe dashamirë të artit.
Drejtori ekzekutiv i Sculp'Fest, Leutrim Fishekqiu ka shpallur të hapur festivalin duke shpjeguar se Sculp'Edu 2 i kushtohet trashëgimisë kulturore.
Në hapje të festivalit është prezantuar edhe instalacioni “Lumi” dhe paraprakisht është mbajtur debati “Kur do të pushoj ky degradim?”.
Sculp'Edu ka vazhduar sot me punëtorinë për fëmijë "Barazia Gjinore", ligjëratën "Runing Past - Public Art" dhe punëtorinë "Cap Project vol 2", për ta mbyllur ditën e dytë me projektimin e një dokumentari.
‘’SculpFest’’, që është i pari dhe i vetmi festival i kësaj natyre në tërë Ballkanin do të zhvillohet në Prizren deri më 22 Shtator 2013. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›