Nora sqaron prerjen e flokëve

Këngëtarja Nora Istrefi, në vazhdimësi është komentuar lidhur me përzgjedhjet e veshjeve në performancat e saj, që shpesh herë kanë ngjasuar me këngëtare të njohura ndërkombëtarisht.
Përveç veshjeve, një temë që ngjalli shumë diskutim gjatë vitit të kaluar, janë edhe flokët, të cilat ajo i preu në një stil të parë tek shumë fytyra të njohura.
Duke folur për mediat shqiptare, Nora ka rrëfyer se si ka ardhur deri te kjo prerje flokësh:
"Të them të drejtën, ka qenë shumë spontane ideja për të prerë flokët. Një përparësi e imja është se kam shumë flokë dhe kam shpetuar se kam hequr gjysmën, kështu që erdhi natyrshëm. Nuk jam bërë pishman që i kam prerë flokët, pasi jam më ndryshe."