E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegji Breivik mund te ishte ndalur

Masakra e Anders Behring Breivik e vitit të kaluar ku gjetën vdekjen 77 persona në ishullin Utoeya, mund të ishte ndaluar nga policia.

Ky ishte raporti i publikuar nga hetuesit norvegjezë të cilët, kur ka kaluar 1 muaj nga 1 vjetori i saj, hedhin përgjegjësi mbi policinë për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin nordik.

Në raport kritikohet koha e madhe që iu desh policisë për t’iu kundërpërgjigjur të shtënave të Breivik duke hedhur poshtë një hetim të mëparshëm nga vetë policia sipas të cilit rezultonte se të gjithë agjentët plotësuan me devotshmëri detyrën e tyre.

Pas këtij raporti dhe akuzave të mbërritura nga shtypi, drejtori i përgjithshëm i policisë norvegjeze, Oeystein Maeland deklaroi dorëheqjen e tij nga ky post duke argumentuar se nuk mund të ishte më në krye të forcave të policisë për shkak të presionit të madh.

Ndërkohë, gjyqi ndaj Breivik vazhdon ende. 33-vjeçari, i njohur si ekstremist i djathtë, pranon vrasjet e 22 korrikut të vitit të kaluar, por mohon kryerjen e një krimi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›