E Diel, 1 Nëntor 2026

Norvegji: Kosovari rrezikon veten, shpëton të tjerët

Ahmet Berisha, 42 vjeçar nga Deçani, është bërë hero lokal në Oslo të Norvegjisë, duke rrezikuar veten në mbrojtje të jetës së të tjerëve. Berisha u gjet në mes të një aksioni policor që po ndiqte një të ri, i cili sapo kishte kryer një vjedhje të rëndë. Kosovari i doli përpara me veturën e tij duke ndihmuar policinë, e cila poqëllonte në drejtim të hajdutit në lëvizje.

“Nuk doja që ai të vazhdonte në qendër të qytetit, sepse mund të bënte shumë dëme në njerëz. Meqë kisha frikë se mund të vriste dikë, mendova se është më mirë nëse ndalem dhe e bllokoj me veturën time”, tha Berisha për gazetën Dagbladet, transmeton Indeksonline.

Personi i dhunshëm e shtyu për një metër me automjetin e tij veturën e Berishës, por më larg nuk mund të shkonte dhe policia e ndaloi shpejt. Berisha u shpreh i lumtur që askush nuk u lëndua, kurse policia e falënderoi për këtë ndihmë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›