E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruevski: Marrëdhëniet me BDI-në, normale

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, deklaroi se marrëdhëniet me BDI-në, si partnere e koalicionit, janë normale, por që ka çështje që nuk dakordohen.

“Kur ka disa çështje që nuk dakordohemi, ulemi dhe bisedojmë. Kemi program të Qeverisë dhe ne jemi parti që atë që e premton synon që ta realizojë në mënyrë strikte”, theksoi Gruevski në një intervistë për mediat proqeveritare.
 

Gruevski deklaroi se për momentin nuk ka sinjale se Greqia do të tregojë vullnet për zgjidhjen e kontestit apo se ka sinjale se Maqedonia do të jetë në agjendën e zgjerimit të NATO-s në Samitin e majit që do të mbahet në Çikago.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›