E Diel, 1 Nëntor 2026

Norvegjia, me ekip miks në sfidën me Shqipërinë

Norvegjezët shprehen optimistë për ndeshjen e radhës me Shqipërinë në Tiranë. Ka qenë zëvendëstrajneri Ola By Rise, ai që ka folur në lidhje me misionin e radhës. Sipas tij, disa lojtarë do ta kenë shumë të vështirë të përshtaten me ndeshjen e Tiranë, pasi sapo kanë përfunduar kampionatet respektive, ndërsa të tjerët janë në mes të kampionatit vendës. Ai shton gjithashtu se kjo ndeshje nuk vjen në momentin e duhur, pasi gjatë kësaj periudhe edhe kombëtarja U-21 është angazhuar në ndeshjet e Europianit, që do të zhvillohet nga datat 5 deri në 18 qershor në Izrael. Ndihmësi 53-vjeçar i Olsenit shton se 4 elementë të skuadrës Shpresa janë bashkuar tashmë me kombëtaren, që do të udhëtojë drejt Shqipërisë dhe në këndvështrimin e tij, ekipi që do të përballet me kuqezinjtë do të jetë një miks mes lojtarëve me eksperiencë dhe prurjeve të reja. Ai konfirmon largimin përfundimtar të John Arne Riise. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›