E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona prezanton Nejmar, ceremoni madhështore për të

Braziliani Nejmar ka bërë prezantimin zyrtar dje me ekipin e Barcelonës, teksa mijëra tifozë kishin mbushur shkallët e stadiumit për të parë talentin e Santosit, që zgjodhi katalanasit dhe jo Realin e Madridit për karrierën e tij. Që tani Nejmar është shpallur armik nga tifozët madrilenë, ndërsa ata të Barcelonës e kanë përshëndetur atë në parakalimin që bëri në stadium. Pyetja që shtrohet është: A do të kuptohet Mesi me Nejmarin? Injesta përgjigjet: "Yjet kuptohen me sy mbyllur".
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›