Norvegjia vendi ku jetohet me mire
Ka disa vende ne bote qe sa me shume kohe kalon aq me te begata dhe te mire behen. Po po ndodh ne kete boten tone te mbushur me konflikte dhe perplasje. Ne kete bote ka edhe ishuj begatie e mirekuptimi me standarde qe vendet e tjera i enderrojne. Nje prej tyre eshte edhe Norvegjia e cila eshte cilesuar nga Kombet e Bashkuara si vendi me cilesine me te mire te jetes dhe ky klasifikim behet per Norvegjine per here te tete dhe mund te thuhet se kemi te bejme me nje rekord te padiskutueshem. Renditja e Organizates se Kombeve te Bashkuara per sa i perket pasurise varferise shendetesise dhe shkollimit te vendeve te ndryshme eshte bere kete vit per here te 20. Ne te theksohet se pavaresisht rritjes se mireqenies ekonomike ne disa vende te Azise po behet gjithnje e me e veshtire per vendet e botes qe te bejne pjese ne klubin e atyre vendeve qe prej shekujsh e gezojne statusin e pasurise dhe mireqenies. Norvegjia nje shtet i pasur me nafte ka jetegjatesi te banoreve qe kap moshen e 81 viteve dhe nje te ardhur mesatare vjetore per banoret prej 58.810 dollaresh. Keto jane vetem pak te dhena tregues te nje mireqenie te banoreve te ketij vendi qe ne menyre te padiskutueshme renditet i pari ne bote. Megjithate ai nuk eshte me i miri ne te gjitha kategorite. Keshtu per shembull per sa i perket te ardhurave mesatare vjetore per individet Lihtenshtejni mban rekordin me 81 mije dollare por Norvegjia ka nje superioritet te dukshem tek te gjitha zerat. Australia Zelanda e Re Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Irlanda jane vendet pasuese ne renditje. Zimbabveja renditet e fundit ne listen me 169 vende. Ajo renditet pas Mozambikut Burundit Nigerit dhe Republikes Demokratike te Kongos qe jane gjithashtu vende me nje nivel dhe standard jetese shume te ulet dhe problematik. Ne Zimbabve jetegjatesia eshte 47 vjet dhe te ardhurat vjetore per fryme 176 dollare. Keto vende ofrojne shembull jashtezakonisht te keq per sa i takon pasojave shkaterruese qe kane lene dhe vazhdojne te lene ne keto popullsi konfliktet ushtarake semundjet ngjitese qe infektojne ne mase popullsine.
Studimi ka per synim qe te trajtoje cilesine e jetes ne nje hapesire me te madhe dhe jo thjesht per sa i takon te ardhurave. Ne kete studim perfshihen edhe kushtet shendetesore shkollimi barazia gjinore dhe liria politike. Sipas studimit nje pjese e mire e vendeve te botes duke filluar qe nga vitet lsquo70 kane pare nje zhvillim shume te madh te te gjithe ketyre faktoreve. Mesatarja e jetes nga 50 vjec ka shkuar ne 70 vjec regjistrimet ne shkollat fillore jane shtuar nga 55 ne 70 dhe te ardhurat per fryme jane rritur me 10 mije dollare. Ne pergjithesi njerezit ne bote jane me te shendetshem me te edukuar dhe me te pasur. Kriza e fundit ekonomike ishte nje shok i vertete vecanerisht per ata qe humben vendet e punes. Nje nga vendet qe ka pesuar permiresim spektakolar te kushteve te jeteses eshte Kina e cila mund te konsiderohet edhe si nje mrekulli e rritjes ekonomike. Vende te ndryshme qe kane standarde te mira jetese e kane arritur kete permes menyrave te ndryshme por gjithsesi e kane paguar nje cmim sakrifice ose ambientalist.