Rexhep Mitrovica sjell Genet ne Tirane
Aktori shqiptar rikthehet pas 14 vjetesh. Sot ne mbremje ngjitet ne Teatrin Kombetar ne nje mbremje kushtuar shkrimtarit francez Jean Genet. Mitrovica aktor nipi i ish-kryeministrit Rexhep Mitrovica i interpreton tri poezi ne Tirane
Shkrimtari francez Jean Genet dhe aktori me origjine shqiptare Rexhep Mitrovica sjellin njeri-tjetrin ne Tirane. Genet vjen me poezite e tij permes zerit te aktorit dhe Mitrovica gjen te shkrimtari nje arsye per tu kthyer ne Tirane pas 14 vjetesh. Nuk eshte nje vizite kortezie dhe as nostalgjie. Eumlshte personazhi i nje mbremjeje poetike qe Ambasada e Frances ne Tirane organizon ne 100-vjetorin e lindjes se shkrimtarit te njohur francez Jean Genet. Viti 2010 shenon festimin e 100-vjetorit te Jean Genet atij qe edhe sot eshte nje nga shkrimtaret me te medhenj franceze qe ka njohur shekulli XX. Nje figure komplekse interesante dhe shqetesuese Genet eshte nje nga ata qe punoi fort per lartesimin e gjuhes frenge. Ky frymezim poetik qe pershkon gjithe vepren e tij gjendet vecanerisht ne poemat e tij te rralla te shkruara te gjitha ne burg. Jane po keto poezi qe shperfaqin personalitetin pafundesisht te pasur dhe kompleks te tij ate te nje njeriu dhe nje djali ne moshen 32-vjecare.
Do te jete aktori Rexhep Mitrovica nje nga artistet me me ndikim ne teatrin francez qe do te misheroje zerin e poezive te Jean Genet me pjese te shkeputura si I denuar me vdekje Marshim i permotshem dhe Kenge Dashurie ne mbremjen e sotme ne oren 2000 ne sallen Kadri Roshi. Pas interpretimit neser paradite ne te njejten salle aktori me origjine shqiptare do te kete nje bashkebisedim me artiste dhe te ftuar. Tri poezite e Genet qe do te interpretohen nga Mitrovica pershkohen nga e njejta angeshti e vdekjes dhe nga i njejti tension shkaktuar ne nje veper ku dhuna ferkon butesine e shenjta profanen dhe devijimi normat. Dedikuar Maurice Pilorge vrasesit 20-vjecar ne zerin e Mitrovices keto vargje tingellojne si nje himn pasionant dhe pa dyshim nje predikim moral dhe nje kerkim ne fund te te cilit poeti kerkon ringjalljen e vetvetes. Keto vargje Mitrovica i ka interpretuar se pari ne Izrael dhe ne Palestine ne maj te ketij viti. Jo pa qellim u zgjodhen keto vende. Tekstet e Jean Genet kane nje rezonance te vecante ne Palestine. Nga viti 1970 deri ne vdekjen e tij me 1986-n Jean Genet ka shoqeruar palestinezet ne luften e tyre per mbijetese te cileve u ka kushtuar faqe te tera shume te ndjera. Ashtu sic ka thene edhe ai vete askund nuk eshte pritur aq mire sa ne shtepite e ketyre grave dhe burrave te debuar nga vendi i tyre dhe te shpronesuar. Jean Genet ka kaluar tangjent edhe ne Shqiperi. Ishte viti 1936 kur duke tentuar tu shpetonte autoriteteve ushtarake ndermori nje udhetim te gjate ne te gjithe Europen. Kaloi ne Itali Shqiperi Jugosllavi Austri Cekosllovaki Poloni Gjermani dhe Belgjike. U kthye ne Paris ne korrik te vitit 1937.
AktoriRexhep Mitrovica nuk flet shqip. Ai ka lindur ne France nga nje familje qe i ka rrenjet shqiptare. Mitrovica mban te njejtin emer e mbiemer me ate te gjyshit te tij Rexhep Mitrovices nje figure e njohur historike deri ne lsquo44 dhe e denigruar me tej. Mitrovica aktor eshte nip i Mitrovices firmetar i aktit te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise ne Vlore ish-minister i Arsimit i Shqiperise dhe ish-kryeminister ne vitin 1944. I dorehequr nga kjo detyre u largua dhe vdiq ne Turqi me 1967. I lindur me 1959 Rexhep Mitrovica studio ne Konservatorin e Larte te Artit Dramatik. Qe ne moshen 15-vjecare Mitrovica ishte i dhene pas Edgar Po Viktor Hygose dhe Bodlerit. Ka interpretuar role te rendesishem ne teater si Hamletin Orestin tek Elektra Mbreti Lir Devocioni dhe kryqi Don Zhuanin etj. Numeron mbi 80 role ne karrieren e tij. Mitrovica eshte nje aktor qe vec teatrit eshte angazhuar edhe ne film. Ka qene dhe mbetet i panjohur per publikun shqiptar por artist me ndikim ne France. E ka vizituar per here te pare Shqiperine ne vitin 1995 i ftuar jo nga institucionet shqiptare por nga ambasada franceze. Ky do te ishte takimi i pare per te me token e origjines. U kthye disa muaj me vone ne fillim te vitit 1996 kete radhe si aktor.
Vetem per nje nate Mitrovica u shfaq para publikut te kryeqytetit me pjesen Ditari i Nijezhinskit i vene ne Akademine e Arteve. Sot rikthehet per te treten here per tu ngjitur ne Teatrin Kombetar me poezite e Jean Genet. Pas Tiranes aktori me origjine shqiptare do te udhetoje drejt Malit te Zi e Maqedonise me te njejtin mision.