E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nostalgjikët që kërkojnë rikthimin e dhunës komuniste të shekullit të kaluar

17-10-2011 / Nga Ilirian Dahri

Sërish i njëjti skenar i të majtës. Flamuj kombëtarë të grisur. Dhunë kundër institucioneve. Opozita e majtë  ka vonuar disi për të dënuar  njëzëri aktet vandale që ndodhën në kryeqytetin e Italisë. Në të kundërt, i shpejtë ka qenë reagimi i saj duke i  bërë thirrje qeverisë së djathtë italiane për të mbrojtur popullsinë kryeqytetase nga aktet vandale të grupeve ekstremiste të majta. Sepse këto grupe paraqesin me të vërtetë rrezikshmëri. Aktet vandale që tronditën kryeqytetin italian u organizuan nga disa grupe të ashtuquajtura “të zinjtë” ku bënin pjesë torinezët e grupit të “Askatasunës”, ata të ‘Kark” dhe padovanët e “Graminjës”. Shpeshherë të pakontrollueshëm edhe nga vetë Departamenti i Sigurisë Publike. Të egër, vetë grupet e tjera  gjithmonë të majta, kërkojnë mos të bashkohen me ta. “Këta njërëz, janë armiqtë tanë” - do të shpreheshin disa prej grupeve të tjera të së majtës italiane të cilët me mjete paqësore kanë manifestuar në Romë. Edhe Komiteti i analizës strategjike të antiterrorizmit kishte përdorur fjalë të rënda për ta.  Por gjithsesi edhe ekspertët italianë ndihen të pasigurtë. “Të thuash se ishin qendrat sociale apo antagoniste është një gabim. Ata që kanë goditur Romën  kishin planifikuar gjithçka. Ndoshta nuk kanë të majtën politike dhe radikale si “mjeshtrit e saj të mëdhenj” por ndoshta pikërisht për këtë janë akoma dhe më të rrezikshëm. Gjithsesi kanë nisur një sezon të ri të dhunës brigatiste duke afruar në radhët e tyre studentët dhe punëtorët. Kërkojnë të imitojnë vitet 1970, që gjithsesi ishin plot dramë dhe sollën momente krize. Nëpërmjet internetit kishin thirrur njerëzit e tyre për një manifestim kundër sistemit, dhe kanë në bërthamë të tyre revolucionin  e tyre kundër sistemit kapitalist. Policët do të na sulmojnë - janë shprehur - por edhe nëse nuk do ta bëjnë, ne duhet t’i sulmojmë fort. Duhet, që të gjithë, revolucionarë të çdo grupi të luftojmë! Jo si në Xhenova në vitin 2001! Jo si më 14 dhjetor 2010! Nuk duhet të ndalojmë! Armatosuni me çdo gjë dhe ejanini në shesh! Punëtorë dhe studentë!
 Duket si një manifest i vërtetë komunist por në Itali pritet që në javët në vazhdim të ketë ende ndonjë goditje si kjo e Romës ku nuk ka munguar grisja e flamurit trengjyrësh italian, kamionçinat e plicisë të djegura dhe të shkruarat mbi to “të gjithë policët janë bastardë” për të përfunduar me sulmet ndaj kazermave. Gjithsesi në kundërshtim me ato që pretendon opozita e majtë policia italiane arriti që të ndalonte akte akoma dhe më të dhunshme. Ministri i Brendshëm i Italisë Roberto Maroni është shprehur se: “Duhen dënime ekzemplare sepse janë kriminelë të vërtete”. Por opozita italiane nga ana e saj nuk ka vonuar të kundërpërgjgigjet: “qeveria duhet të shpjegojë në mënyrë të hollësishme si ka qenë e mundur që një numër kaq i lartë keqbërësish ka kaluar pa u vëzhguar nga ministria e brendshme italiane”. Për të vijuar se “I kërkojmë ministrit se si është e mundur që këta  të reagojnë me kaq dhunë duke vënë në rrezik mijëra manifestues paqësorë. Kush kërkon të manifestojë në mënyrë paqësore ka të drejtën për ta bërë atë. Por kush ka detyrën për të mbrojtur qytetarët duhet që ta bëjë atë”. Por edhe Vatikani ka ngritur zërin pasi janë parë në të gjitha ekranet e botës imazhet e statujës së shkatërruar nga manifestuesit. Zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, Federiko Lombardi komenton: “Është ofenduar rëndë sensibiliteti kundrejt besimtarëve, një ofendim që i shtohet të tjerëve, fryt i një dhune të pamotivar”. Ndërsa kardinali Augusto Vallini, pasi kishte shprehur trishtimin e të gjithë italianëve që shihnin shkatërrimin e qendrës së Romës do të nënvizonte: “Këto akte dhune plagosin besimin e besimtarëve të Romës, ofendojnë ndjenjën fetare të të gjithë romanëve. Jam shumë  i shqetësuar për gjithçka po ndodh. Është një choc i vërtetë të shikosh këto skena lufte”. Por fjalëve të kardinalit i është bashkuar edhe zëdhësi i Selisë së Shenjtë Lombardi: “Natyrisht jemi plotësisht dakort me kardinal Vallinin. Dhe natyrisht që i dënojmë aktet e dhunës”. Sigurisht që i referohen akteve të dhunës që ndodhën në afërsi të sheshit të Shën Xhovanit në Romë ku shumë manifestues të dhunshëm hynë në kishë duke marrë një kryq dhe një statujë për t’ i shkatërruar nëpër rrugë.
 

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›