E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthim mbrapsht apo kthesë historike?

Lavdosh Ferruni

Kthimi mbrapsht në Kuvend prej presidetit të Republikës së Shqipërisë i ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve është pa dyshim një kthesë historike për vendin. Shumëkujt mund ti duket i egzagjeruar ky pohim, por është vërtetë i tillë. Dhe ja pse. Një politikë e papërgjegjshme e lidershipit qeverisës të vendit (mbaj në vëmëndje Nano Berisha, mjafton) në këto 2 dekada ka bërë që Shqipëria të jetë në një udhëkryq të madh e prirur fort për tu futur në një rrugë pa krye që mund të jetë dërmuese për këtë popull të dërmuar në shekuj. Lënia e ekonomisë së brishtë të vendit nën mëshirën e forcave të egra të tregut, e keqja më e vogël, dhe në dorë të klientelizmit e spekulimit të paskrupullt, e keqja më e madhe, thuajse e ka futur vendin në këtë qorrsokak, e po kështu po vazhdon. A nuk dëshmon për këtë shkatërrimi i minierave dhe grabitja e minieraleve të vendit, masakrimi i burime të naftës, shkallmimi i kodrave të ultësirës Perëndimore Veriore, prerja masive e pyjeve të vendit, gërryerja barbare e shtretërve të lumenjve, përmbytjet e një pasnjëshme në Shkodër e gjetkë, ligji për faljen e hapsirave detare të Jonit Greqisë, heqjen nga kadastra e territorrit të Shqipërisë të 18 hektar tokë në bregdetin turistik të Vlorës dhe kalimi në pronësi të një shtetasi italian (rasti i Petroliferës), kthimi i 100 milion eurove të Shqiptarëve në hekur e beton për një mostër në plazh të Nartës (rast i TECit të Vlorës) etj,.? A nuk dëshmon për qorrollisjen, në rastin më të mirë dhe normalisht për paskrupulltësinë marrja e vendimeve e hartimi i planeve për super park eolik në kullotat shekullore të Dukatasve në Karaburun, park energjit e naftësjellës në Vlorë, Super port konteineresh në Vlorë,  500 hektar zonë e lirë në Vlorë (Vlorës sidomos i janë qepur keq) por edhe super TEC me Qymyr  në Portoromano, Central Bërthamor në Shkodër, etj., si këto?

Dhe ja vjen më famëkeqi vendim i Qeverisë Shqiptare, importimi i plehrave. Fatmirësisht vjen një Jo prej presidentit të Republikës. Kjo Jo për plehrat është një Po e fortë për të realizuar sloganin e Berishës dhe të gjithë Shqiptarëve Shqipëria vend i zhvilluar. Ky kthim i ligjit të importit të plehrave për rishqyrtim duhet të kthehet në një diskutim të madh politik dhe popullor për të siguruar një ndryshim, madje të madh për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm të vendit. Ndryshe siç është nisur do të themi pas pak vitesh Shqipëria vend i çvidhosur.  Për herë të parë kemi një referencë për të kundërshtuar një akt ligjor që mbështetet në nenin kushtetues që sanksionon parimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Kur Shqipëria hartoi kushtetutën në 1998 dhe bëri pjesë të saj parimin e zhvillimt të qëndrueshëm  vetëm Zvicra ekishtë shprehur në Kushtetutë  parimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Shanc për Shqipërinë. Por deri më tani ky nen kushtetueskishmbetur në funksion dekorativ.

Në paragrafin e parë të kthimit të ligjit Presidenti Topi theksoi : Kushtetuta e Shqipërisë, parashikon..synimin për një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Krijimi dhe ruajtja e një mjedisi të tillë, garantimi i standardeve të zhvilluara mjedisore, shfrytëzimi i burimeve natyrore mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm, janë objektiva socialë kushtetues, por edhe detyrim moral ndaj së tashmes dhe së ardhmes sonë të përbashkët. Pa përmendur argumetimet  shumë të sakta që Presidenti jep më pas mjafton ky paragraf që Berisha të mbledhë të tijët e ti bindë ose ta bindin që importimi i plehrave e çon apo e pengon Shqipërinë drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe nëse garanton ky ligj një mjedis të shëndetshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, apo jo. Nëse ai dhe të tijët janë të bindur se importi i plehrave na siguron të ardhmen e ndritur duhet të bindë për këtë dhe publikun, ose të paktën gjysmën që e ka votuar.

Por demokracia e do që bindja ose mosbindja të shprehet me referendum, ose minimalisht me sondazhe të institucioneve të besueshëm.

Në betejën e Vlorës e cila arriti të nxjerrë mijra njerëz në shesh për një çështje mjedisore dhe ku 14 mijë njerëz firmosën për referendum kishte jo pak njerëz që thonin Ne skemi drita ju kërkoni të mos ndërtohet TECi Per importin e mbetjeve ndër qindra njerëz që kemi takuar (së paku flas për vehte) nuk ka pasur edhe një që ta shohë si të pranueshëm importin e mbetjeve, qoftë brenda qoftë jashtë shtetit.  Janë vetëm një grusht njerëz pro importit të mbetjeve dhe një grusht njerëzish të tjetër matanë detit.

Ndjeshmëria qytetare për mjedisin është rritur në Shqipëri. Ndjeshmëria për plehrat akoma dhe më shumë, pasi plehrat janë kudo nëpër Shqipëri dhe afektojnë cilindo, dikë më pak e dikë më shumë. Nëse maxhoranca apo më saktë Sali Berisha nuk do rishikoj pozicionmin e tij pro importit të mbetjeve e të përjashtoj nenet në ligj për importin e tyre, madje duke bërë një çfajësim publik për çka është bërë keq, në vend që ti jap konotacion politik çështjes apo ti  vërsulet shoqërisë civile me etiketim antiglobalistë, anarkistë marksistë armiqë të mjedisit duhet minimalisht të llogarisë mirë firo të mëdha  në vota dhe humbjen e kredibilitetit si një forcë politike që mund të udhëheqë vendin për një zhvillim të qëndrueshëm.

Në strategjinë kombëtare të mbetjeve është shprehur qartë parimi bazë ndërkombëtar i afërsisë së vendodhjes dhe vete mjaftueshmerise së mbetjeve, parim që  është i fiksuar gjithashtu edhe në direktivën e BEsë për mbetjet, sipas të cilit kerkohet qe mbetjet te menaxhohen sa

më afër të jetë e mundur me vendin ku prodhohen. Politika e BE eshte qe vendet antare duhet të menaxhojnë vetë mbetjet e tyre, dhe ku te jete e mundur te shmangin eksportin ne vendet e tjera. Nuk ka asnjë fjalë në asnjë dokument të BEsë, qoftë dhe konfidencail që paraqet ndonjë lloj imponimi ligjor për import mbetjesh në Shqipëri. Futja e nenit për importin e mbetjeve në ligjin për menaxhimin e mbetjeve është pyka që duhet shklulur që ti hapet rruga zhvillimit të qëndrueshëm në vend.

Të gjitha gjasat janë që debati i nisur për ligjin e mbetjeve të kaloj në rrafshin politik, dhe ky do të ishte gabim i madh. Asnjë kontratë politike apo zgjidhje kontrate, që mund të ndodhë dhe brenda ditës nuk zhbën dot kontratën e keqe bërë me natyrën. Ajo të ndëshkon pa mëshirë ndër breza. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë ndëshkim. Duhet një kthesë historike. Duhet vetëm kurajo qytetare.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›