E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Notimi në lumin e Senës bëhet i ligjshëm, ishte i ndaluar prej 100 vjetësh

Kur ka mbetur edhe një vit nga Lojërave Olimpike, Parisi është në fazën përfundimtare të një pastrimi historik, i cili së shpejti do të shohë notarët dhe zhytësit përsëri në lumin Senë.

I ndaluar për një shekull për shkak të ujit të ndotur, noti në qytet është vendosur të jetë një nga trashëgimitë kryesore të Lojërave falë një projekti rigjenerues prej 1,4 miliardë eurosh.

“Kur njerëzit t’i shohin atletët në Senë, pa probleme shëndetësore, edhe ata do të binden që t’i kthehet lumit”, tha Pierre Rabadan, zëvendëskryetar i Parisit, i ngarkuar me përgatitjet për lojrat Olimpike. 

Sikurse edhe shumë vende tjera perëndimore, Parisi e ka përjetuar degradimin e pastërtisë së ujit, për shkak të ujërave të zeza industriale dhe kërkesave sanitare të një popullsie në rritje.

Për shkak të ndotjes tej normave në vitin 1960 në lumin e Senës u identifikuan vetëm tri lloje peshqish.

Gazetar Artur Mata

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›