Novi Sad: Mijëra kundër “ndarjes" së Vojvodinës

Mijëra veta kanë protestuar të premten në Novi Sad me moton “Ndal thyerjes së Serbisë”, duke kërkuar që qeveria krahinore të jap dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme.
Protestuesit e mbledhur para ndërtesës së qeverisë së Vojvodinës, mbanin pankarta të cilat kundërshtojnë ndarjen e kësaj krahine nga Serbia, dhe shfuqizimin e statusit të krahinës.
Pankartat më të shpeshta shin “Poshtë Vojvodina”, “Stop separatizmit të Pajtiqit”, “Vojvodina Serbia” por edhe “Liri o vdekje”, transmeton Rel.
Edhe pse ishte paralajmëruar se protestën e organizojnë grupe qytetarësh, sindikatat dhe studentët, shumica e demonstruesve mbanin flamuj partiak, si atë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) dhe Lëvizjes së Socialistëve.
Protesta u nxit pas lajmërimit për nxjerrjen e një "Deklarate për mbrojtjen e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të Vojvodinës", përmes së cilës i bëhet thirrje qeverisë në Beograd që të mos i mohoj të drejtat e garantuara të krahinës veriore të Serbisë./Indeksonline/