Nufi: Pashalimani po kthehet në qendër të industrisë detare dhe ushtarake

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi në fjalën e mbajtur në ceremoninë për firmosjen e Memorandumit të Bashkëpunimit tha se në Pashaliman po nis një etapë e re zhvillimi për industrinë detare dhe për të rinjtë shqiptarë.
Në bazën detare të Pashalimanit në Vlorë është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit mes gjigantit italian të industrisë detare Fincantieri, kompanisë shtetërore shqiptare KAYO dhe Shkollës Industriale “Pavarësia”, me synim zhvillimin e praktikave profesionale dhe krijimin e mundësive të punësimit në fushën e ndërtimit dhe industrisë detare.
Në ceremoninë e nënshkrimit, Ministri Nufi tha se projekti synon të gjenerojë ekonomi, punësim dhe të krijojë mundësi për të rinjtë shqiptarë.
“Të gjenerojmë ekonominë, punësim dhe të japim jetë të re kujtdo të riu. Ky event, përmbushja e gjithë përpjekjeve tona, që të forcojmë partneritetin që të kemi kapacitete ushtarake, por dhe të rinj e të reja të përgatitur që të shtyjnë përpara industrializimin e Republikës, por dhe jetën sociale e gjithë përfitimet që vijnë nga ky partneritet i tillë”, u shpreh ai.
Ai shtoi se bashkëpunimi është i rëndësishëm edhe për forcimin e industrisë dhe kapaciteteve ushtarake, si dhe për përgatitjen e specialistëve të rinj. Nufi theksoi gjithashtu se Pashalimani ka një rëndësi historike dhe strategjike, duke e cilësuar atë si një nga portet më të vjetra të rajonit.
“Baza e Pashalimanit ka qenë jetë e mot një nga portet më të lashta, ne kemi në krah parkun arkeologjik dhe është dëshmi e qartë se romakët përdormin dikur këtë port për aktivietetet e tyre, dhe sot bahskë me italianët po ndërtojmë një partneritet të qëndrueshëm. Kjo është një ditë që na bën krenarë jo veteëm për kapacitetet ushtarake dhe teknpom.logjike, por për miqësinë mes dy shteteve, dy popujve dhe dy brezave të rinj”, deklaroi ministri.
Sipas tij, marrëveshja forcon partneritetin mes Shqipërisë dhe Italisë dhe shënon një moment të rëndësishëm për zhvillimin e industrisë detare dhe ushtarake në vend.
/rtsh.al/