Nufi pritet në Athinë nga homologu Dendias, në fokus bashkëpunimi në mbrojtje dhe siguria kibernetike

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi është pritur në Athinë nga homologu i tij Nikos Dendias, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.
Ministri grek, përmes një postimi në rrjetin social X, bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes, si dhe zhvillimet në nivel rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e sigurisë.
Dendias informoi homologun shqiptar mbi “Agjenda 2030”, programin e modernizimit të Forcave të Armatosura greke, i cili synon rritjen e kapaciteteve dhe reformimin e strukturave të mbrojtjes.
Një tjetër temë e rëndësishme e diskutimeve ishte edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë kibernetike, ku palët shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në këtë sektor.
1 nga 4Υποδέχθηκα σήμερα τον Υπουργό Άμυνας της Αλβανίας κ. @ErmalNufi, με τον οποίο συζητήσαμε για την ενίσχυση της διμερούς αμυντικής συνεργασίας 🇬🇷 – 🇦🇱 , καθώς και περιφερειακά & διεθνή ζητήματα άμυνας και ασφαλείας.
Είχα την ευκαιρία να ενημερώσω τον ομόλογό μου σχετικά με την… pic.twitter.com/amyZBkXY0P
— Nikos Dendias (@NikosDendias) June 29, 2026
/r.e/