E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria e femrave në basketboll nënkampione e Europës së Vendeve të Vogla

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e femrave në basketboll është renditur në vendin e dytë në Kampionatin Europian të Vendeve të Vogla, pas humbjes në finale ndaj Maltës me rezultatin 72-55.

Finalja e zhvilluar në palestrën e sporteve “Karagaç” në Pejë u dominua nga skuadra malteze, e cila krijoi epërsi që në periodën e parë dhe e ruajti atë deri në përfundim të ndeshjes.

Pavarësisht rezultatit, paraqitja e ekipit kuqezi në turne u vlerësua pozitive, duke siguruar medaljen e argjendtë dhe duke arritur deri në ndeshjen finale të kompeticionit.

Në përfundim të kampionatit, basketbollistet shqiptare Ornela Lalaaj dhe Enisa Semanjaku u përfshinë në formacionin “All Stars” të turneut, si vlerësim për paraqitjen e tyre individuale.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›