E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nuk asgjësuan 1 mijë bimë narkotike, AMP pezullon 6 punonjës të policisë

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra 6 punonjës të policisë të cilët nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharjeje gjatë një operacioni të zhvilluar në korrik të këtij viti.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj 6 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në  bashkëpunim.

AMP ka ekzekutuar masat për nënkomisar A.B., me detyrë ekspert kriminalist pranë DVP Shkodër.

Inspektor S.K., me detyrë ndihmës specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Inspektor Z.D., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër. Inspektor K.L., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër. nënkomisar

GJ.M., i cili në kohën e kryerjes së veprës penale qenë me detyrë shef i Stacionit Policor në Theth, dhe aktualisht zv.shef seksioni/Specialist në Seksionin Special të Ndërhyrjes Taktike në Njësinë Speciale “RENEA”.

Inspektor F.L., me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër.

AMP bën të ditur se, nga hetimet e thelluara disa mujore dyshohet se këta punonjës policie nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharje gjatë një operacioni të zhvilluar në Korrik të këtij viti, pavarësisht se janë konstatuar nga ana e tyre gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Shalë, Bashkia –Shkodër. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›