E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e profesor Sami Repishtit, Basha: Mbrojtës i pakompromis i çështjes kombëtare

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit.

Basha e vlerëson Repishtin si një mbrojtës të pakompromis të çështjes kombëtare dhe një zë të fuqishëm për mbrojtjen e Kosovës.

Ai shkruan se shpirti i tij do të gjejë paqen e merituar dhe u shprehu ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve.

“Ndarja nga jeta e profesor Sami Repishtit është një lajm i trishtë jo vetëm për familjarët, të afërmit dhe miqtë, por edhe për kujtesën ndaj diktaturës komuniste dhe historinë e qëndresës”, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale.

“Profesor Repishti ishte një mbrojtës i pakompromis i çështjes kombëtare, ku si President i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan ai u bë një zë i zjarrtë i mbrojtjes së Kosovës dhe denoncues i krimeve dhe torturave në regjimin totalitar që kaloi vendi ynë”, thekson Basha.

“Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Prof. Repishtit, miqve dhe të afërmve, duke uruar që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar”, përfundon Basha. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›