E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nuk bindin, Milani nxjerr në shitje 5 futbollistë

Përveç afrimeve, Milani po punon edhe për merkaton e dalje. Kyle Walker është një transferim i kryer, por nuk do të jetë i vetmi.

Për t’i hapur rrugë afrimeve të tjera, kuqezinjtë duhet të largojnë disa nga futbollistët që nuk janë pjesë e planeve të stafit teknik.

Sipas raportimeve në Itali, klubi ka nxjerrë në shitje pesë futbollistë. Bëhet fjalë për Okafor, Jovic, Loftus-Cheek, Chukwueze dhe Emerson-Royal.

Trajneri Conceicao do të pranonte largimin e secilit nga futbollistët e sipërpërmendur, ndërsa pret përforcime për pjesën e dytë të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›