Nuk deklaroi 20 345 euro, ndalohet 56-vjeçari në Vlorë

TIRANË, 28 janar /ATSH/ Një 56-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Siç njofton policia “procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi në portin e Vlorës, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. Sh. dhe kontrollit në automjetin e tij, gjetën 20 345 euro, të cilat nuk ishin deklaruar sipas ligjeve në fuqi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/a.f/