E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nuk do te them asnjehere stop"

Numri nje i Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor do te jete gjithmone ne kerkim te dijeve

Gezimi me i madh qe ka pare, eshte ndricimi ne syte e femijeve te varfer qe marrin ndihma dhe dhurata nga fondacioni "Domenick Scaglione" ku ajo aderon prej kohesh, e megjithate eshte perfaqesuese e shprehjes se interesave te moshes se trete, qe perfitojne cdo vit barna te rimbursueshme. Elvana Hana, gruaja qe qendron ne krye te Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, shprehet ne nje interviste per "Koha Jone" se sfida me e madhe e vitit 2009 per institucionin qe ajo drejton, eshte futja e spitaleve ne skemen e sigurimeve. Drejtoresha bionde, mbese ne familjen kryeministrore Berisha, qe eshte specializuar ne Universitetin e Vjenes, ka pasion librat, te cdo lloj gjinie, per te cilet shprehet se ka nje marredhenie shume te mire, marredhenie se ciles nuk do t'i thote kurre "stop". Ajo nuk deshiron te komentoje deklaratat e pak koheve me pare, ne lidhje me konfliktin e supozuar te interesave te institucionit qe ajo drejton, me nje banke ku kryhen transaksionet e ISKSH-se, e ku mendohet se ajo eshte aksionere. "I kam sqaruar te gjitha, nuk ka me vend per te shtuar dicka", thote ajo per "KJ".

Nje bankiere ne krye te Institutit te sigurimeve Shendetesore. Si eshte e mundur?

"Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor eshte nje institucion me nje karakter thellesisht financiar, por qe si objekt te punes ka problemet e kujdesit shendetesor. Shkollimi im ne fakt eshte ne rrafshin ekonomik. Keshtu, pasi mbarova fakultetin per Finance-Banke ne Universitetin e Tiranes, vazhdova studimet ne fushen e financave nderkombetare ne Universitetin e Vjenes, ku edhe u laureova me graden "Magistra". Une personalisht ne karrieren time jam po aq bankiere sa jam dhe nepunese shteterore (kam parasysh ketu eksperiencen time ne banke per 4 vite, si dhe eksperiencat e tjera ne administraten shteterore). Eshte gjeja me normale qe ky institucion te drejtohet nga nje menaxher, sikurse eshte drejtuar nder vite dhe per mendimin tim duhet rritur roli i menaxhereve ne drejtimin e institucioneve publike per te rritur efikasitetin e punes.

Cilat jane sfidat me te cilat perballet ISKSH-ja kete vit?

"Sfidat me te cilat perballet ISKSH-ja jane te shumta, per shkak dhe te rolit qe ky institucion ka marre, por do te vecoja sfiden e perfshirjes se spitaleve ne skemen e sigurimeve shendetesore si sfiden me te madhe te vitit 2009. Kjo per shkak se, megjithese kemi nje pervoje pozitive nga perfshirja e sherbimit paresor ne skeme, problematika dhe amullite e krijuara ne vite ne spitale, e bejne te veshtire kapercimin e shpejte te problemeve. Sidoqofte, me nje adresim te mire te problemeve dhe nje ndarje te qarte te pergjegjesive, mendoj se te gjitha ngercet e kane nje zgjidhje.

A do te kete propozime per barna te reja ne listen e barnave te rimbursueshme?

Propozimet per listen e barnave te rimbursueshme nuk mungojne asnjehere. Cdo vit ato jane shume te medha, sidomos nga klinikat, ku cdo sherbim jep disa variante per barnat e rimbursueshme. Sidoqofte, perfshirja e ketyre propozimeve ne listen e rimbursimit, duhet te kaloje nepermjet nje procesi te matjes se kosto-efektivitetit te tyre. Pra, te shihen qe jane barna te studiuara, ne menyre qe te jene te provuara qe kane efekte pozitive per popullaten dhe te jene po ashtu te perballueshme per buxhetin.

Reforma ne sherbimin shendetesor paresor ka pasur nje druajtje(frike) fillestare nga bluzat e bardha. Ne cfare stadi eshte dhe a mund te flasim per sukses?

"Eshte e vertete qe ka ekzistuar nje frike ne fillim te 2007-es, kur i gjithe sherbimi paresor u fut ne skemen e sigurimeve shendetesore, por ka qene frike per shkak te ndryshimit. Ne fakt ka rezultuar e palegjitimuar, pasi rezultatet e reformes ne paresor flasin vete. Asnje mjek apo infermier nuk humbi punen (shkaku kryesor i frikes se tyre), qendrat shendetesore nisen te kene me shume fonde ne perdorim per shkak te financimit me fleksibel nga ana e ISKSH-se dhe u lejua nje perdorim me efecient si rezultat i autonomise ne perdorimin e fondeve nga ana e vete Qendrave Shendetesore. Por ajo qe eshte me e rendesishme per ne, eshte se qe ne fillim te vitit 2007-es ka nisur matja e punes dhe performances se qendrave shendetesore, mbi bazen e te ciles jepet dhe financimi. Pra, ka nisur te shihet realisht cfare perfiton pacienti, i cili eshte berthama e perfitimit nga skema e sigurimeve shendetesore. Nga te dhenat e deritanishme, numri i vizitave ne Qendrat Shendetesore eshte rritur me disa here, depistimet e popullates kane nisur te kryhen ne te gjithe vendin, po ashtu indikatore te tjere te rendesishem, sic eshte kujdesi per nenen dhe femijen ka gjithashtu rritje. Pra eshte nje sistem qe shume shpejt ka filluar t'i pergjigjet reformes me rezultate pozitive.

Ju keni deklaruar se spitalet ne vend jane me borxhe te medha. Cdo te thote futja e spitaleve ne skemen e sigurimeve shendetesore?

"Eshte e vertete qe spitalet kane trasheguar borxhe te medha, te ngjashme edhe me borxhet qe trashegoi ISKSH-ja ne 2005-en, por me problematike tek spitalet shikoj faktin e mosevidentimit te qarte te ketyre borxheve, sepse kjo te pengon ne krijimin e nje programi te qarte per pastrimin e tyre. Megjithate, borxhet nuk jane adresuar ende, por do te adresohen me siguri gjate kesaj periudhe tranzitore deri ne fund te marsit. Ky eshte nje nga problemet me te mpreha qe duhet saktesuar ne kete periudhe te pare te zbatimit te reformes. Megjithate, futja e spitaleve ne skemen e sigurimeve eshte nje hap shume i rendesishem, pasi ploteson kuadrin e nje reforme teresore per ndryshimin e sistemit shendetesor. Tani mund te themi qe ka nisur ndryshimi i sistemit, pasi deri tani spitalet kane qene te menaxhuara sikurse para viteve '90. Me e rendesishme ne kete ndryshim eshte autonomia e spitaleve te cilet vetem duke u vetemenaxhuar mund te arrijne ata tregues qe ne kerkojme, ne menyre qe t'i jepet nje sherbim sa me i mire pacientit.

Cili eshte sekreti i suksesit tuaj te deritanishem?

"Eshte nje perkushtim i madh per punen, shume pasion dhe mbi te gjitha puna ne grup. Pa ndihmen e bashkepunetoreve te mi, te cilet gjej rastin edhe t'i falenderoj, natyrisht qe te gjitha keto suksese nuk do te ishin arritur.

Ju jeni duke punuar per doktoraturen. Ende ne kerkim te dijeve. Kur do te thoni stop?

"Nuk do te them asnjehere stop dhe per fat kam nje marredhenie shume te mire me librin e te gjitha gjinive. Mendoj se do te ishte mire qe cdokush te ishte ne kerkim te dijeve te reja ne cdo profesion".

Jeni pjesemarrese aktive ne fondacionin e Femijeve Shqiptare "Domenick Scaglione" ne ndihme te femijeve ne nevoje. Na permendni disa raste ku eshte shprehur humanizmi juaj dhe i ketij fondacioni?

"Jam shume krenare per kete angazhim qe kam marre me fondacionin e femijeve shqiptare "Domenick Scaglione", edhe per faktin qe ky fondacion prej 3 vjetesh i drejtuar nga znj. Liri Berisha, ka nje rritje cilesore te punes se tij. Tashme dora e fondacionit ndjehet ne te gjithe Shqiperine, ka prekur thuajse cdo rreth te vendit dhe mbi te gjitha ndihmat u kane shkuar atyre njerezve qe kane pasur vertet nevoje per to. Eshte shume bukur qe fondacioni eshte fokusuar tek femijet dhe nje nga aktivitet e fundit qe ka qene me rastin e Vitit te Ri, me ka krijuar personalisht shume emocion. Kur shperndame dhuratat ne Puke, te cilat ishin pergatitur nga femijet e nje shkolle te Tiranes per femijet ne nje fshat te larget te Fushe-Arrezit, gezimi qe kam pare ne syte e atyre femijeve, me ka dhene nje emocion te vecante e te paharrueshem. Aktivitete te tilla fondacioni ka bere me dhjetera keto 3 vite, por mbi te gjitha jane ndihmuar femije me semundje shume te renda, si femije me talasemi, probleme te renda te syve, zemres etj; semundje te cilat nuk kuroheshin dot ne Shqiperi. Personalisht e konsideroj punen time ne Fondacion si nje kontribut qe duhet dhene per komunitetin.

Shumica e njerezve jane te dhene pas femijeve. Ju detyrimisht jeni te dhene pas pensionisteve. I doni ata me te vertete?

"Ne institucionin qe une drejtoj pensionistet jane ne fokus te punes tone, pasi ata jane pjesa qe merr me shpesh sherbimin shendetesor per shkak edhe te moshes se tyre. Nuk mendoj se eshte e zorshme qe t'i duash kur mendoj kontributin qe kane dhene gjate gjithe jetes se tyre. Gjate kesaj kohe une kam ngulmuar gjithnje qe perfaqesite e pensionisteve te jene pjese e tryezave te vendimmarrjes, ne menyre qe te kene mundesine e shprehjes se problemeve te tyre dhe gjetjes se zgjidhjes per keto probleme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›