E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk e heq unazën e Douglas

 Pas ndarjes nga aktori Michael Douglas duket se Catherine Zeta-Jones nuk ndihet edhe aq mirë. Këtë e tregon dhe pamja e saj e pikëlluar. Ajo është fotografuar për herë të parë pas lajmit të ndarjes ditën e djeshme kur po dilte nga kisha, ndërkohë që po tymoste një cigare.

Aktorja po qëndron e vetme duke reflektuar për gjithçka që ka ndodhur me jetën e saj së fundmi. Ndërkohë që ka rënë në sy unaza e martesës të cilën Zeta-Jones e mban akoma në gisht.

Douglas nga ana e tij e ka mohuar ndarjen me aktoren duke pohuar se martesa e tyre nuk ka asnjë krizë, por është thjesht një periudhë pushimi në çift./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›