E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk e kemi problem të dalim me fytyra pa maska” Aktivisti Edison Lika: Këtu nuk fshihet as ANTIFA, as PD, këtu janë shqiptarë të ndershëm të mbushur me halle deri në fyt! Ta përzëmë këtë maskara

Protesta e sotme para kryeministrisë po vijon qetësisht. Sakaq, një grup protestuesish qëndrojnë para kordonit policor teksa kanë folur edhe për mediat.

edison lika

Aktivisti Edison Lika u shpreh me irritim të madh kundër dhunës policore ndaj protestuesve njërit prej të cilëve i rrezikohet syri nga plumbi i gomës. Lika shprehet se këtu nuk fshihet as ANTIFA apo PD, por janë shqiptarët e ndershëm deri në fyt me halle që duan të përzënë një maskara.

Edison Lika: Shqiptarët kanë dalë me maska kundra gaz pqr arsye që i pari që doli me to nuk ka një sy sot. Shqiptarët do dalin për të mbrojtur veten. Me maska kundra gaza për të mbrojtur veten. Kanë dalë me fytyrën 140 ditë.

Nuk e kanë problem. Dje janë dhunuar. U thye këmba e njërit dje në Ushtarak .Lulzim Gjini dje dhunohej nga polici edhe pse kishte rënë në tokë derisa ka shkuar Osman Stafa. Imagjino çfarë ndodh. Pas shqiptarëve nuk fshihen as ANTIFA as PD janë shqiptarë të ndershëm të mbushur me halle deri në fyt të hundës.

E kur të jetë puna ne heqim maskën, dalim me fytyra. E deri atëherë ne do vemë maskën, do marrim shkopa derisa ta përzëmë këtë maskara.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›