E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk e kuptoni kur keni pirë shumë? Blini orën e TokyoFlash

JAPONI - Ora Kisai Intoxicated LCD, e prodhuar nga kompania TokyoFlash, mund t’ju tregojë nëse keni pirë shumë. Ajo ka një matës të integruar të nivelit të alkoolit, i cili mund t’ju paralajmërojë se po e teproni me pijen.

Kur ju duhet, ndizni matësin e nivelit të alkoolit në orë. Pasi përpunon frymëmarrjen tuaj, ora shfaq një lexim të nivelit të pijes me ngjyra: jeshilja tregon që personi është esëll dhe e kuqja që ka pirë shumë. Nëse shfaqet ngjyra e kuqe, ndoshta është koha t’i jepet fund pijes e të shkohet në shtëpi.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›