E Martë, 3 Nëntor 2026

Nuk e lejoi të futej në zonën ku po zhvillohej një koncert, i riu godet me grusht efektivin. Polici e plagos me armë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte (28 dhjetor) në Fier, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 26-vjeçar.

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen me armë zjarr në qendër të qytetit të Fierit.

Sipas bluve të Fierit, i plagosuri, D. B, 26 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar pasi aty do zhvillohej një koncert.

Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet, i riu ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.

Efektivi, në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë 26-vjeçarin.

I riu u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Edhe polici është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është shoqëruar në komisariat.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. 

Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje.

Hetimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›