E Martë, 3 Nëntor 2026

Peleshi: Efektivët e Policisë Ushtarake trajnohen nga Carabinierët italianë

Efektivët e Policisë Ushtarake shqiptare u trajnuan nga Carabinierët italianë në shpërndarjen e turmave dhe ruajtjen e rendit publik.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një reagim në rrjetet sociale e vlerëson këtë trajnim, si pjesë e  bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e mbrojtjes.

“Bashkëpunimi i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e mbrojtjes u përmbyll këtë vit me trajnimin e efektivëve të Policisë sonë Ushtarake nga Carabinierët italianë në shpërndarjen e turmave dhe ruajtjen e rendit publik”, shkruan Peleshi në një postim në  Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›