E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nuk e lejoi të ngiste makinën sepse ishte i dehur, 53-vjeçari e kanos me thikë bashkëfshatarin

Një ngjarje e rëndë është parandaluar falë reagimit të shpejtë të Policisë së Librazhdit.

Policia ka arrestuar në flagrancë një 53-vjeçar, pasi ka kanosur me një mjet prerës thikë bashkëfshatarin e tij, i cili ndërhyri për t’i penguar që të drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Gjatë kontrollit, 53-vjeçarit iu sekuestruan dy mjete prerëse, një prej të cilave ishte përdorur për kanosjen e bashkëfshatarit të tij.

Njoftimi:

Librazhd/Si rezultat i reagimit të shpejtë të Policisë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Kanosi me mjet prerës (thikë), bashkëfshatarin që ndërhyri për të mos e lejuar të drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, arrestohet 53-vjeçari.

Ky shtetas u kap gjatë drejtimit të automjetit, në gjendje të dehur.

Sekuestrohen mjeti prerës i përdorur për kanosje dhe 1 mjet prerës tjetër (thikë) që iu gjet të arrestuarit, në automjet.

Menjëherë pas njoftimit për një rast kanosjeje në fshatin Floq, nga një shtetas në gjendje të dehur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë organizuar punën, me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe kapjen e autorit.

Si rezultat u reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. A., 53 vjeç.

Ky shtetas u kap teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, ai dyshohet se duke qenë në të njëjtën gjendje, ka kanosur bashkëfshatarin e tij, shtetasin Y. B., 46 vjeç, i cili ka ndërhyrë që 53-vjeçari të mos e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›