"Nuk e njihja Delijorgjin"
Tirane - Ish Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka deshmuar per 7 ore me radhe ne Prokurorine e Pergjithshme si person i marre nen hetim mbi tragjedine e Gerdecit. Mediu i eshte pergjigjur pyetjeve te akuzes per vendimet e marra mbi fabriken e Gerdecit. Sipas burimeve nga akuza disa kane qene pikat per te cilat eshte pyetur per 7 ore me radhe ish Ministri i Mbrojtjes. Mesohet se ai eshte pyetur per memot dhe urdhrat e nxjerra prej tij, njohja e tij me Deligjorgjin, perzgjedhja e Gerdecit si vend demontimi, transporti i municioneve nga depot per ne fabrike te demontimit ne Gerdec, perfshirja ne demontim e predhave, te cilat nuk ishin parashikuar ne kontraten e pare etj. Pasi ka mbaruar seanca e marrjes ne pyetje ministri Mediu nuk ka pranuar te jape shpjegime.
Seanca
Pas vizites se tij ne SHBA, prokuroria ka thirrur per te dhene deklaratat e tij, ish Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun. Ora shenonte 10:00 kur Mediu eshte paraqitur prane organit qendror te akuzes me nje makine, ngjyre te zeze, tip foristrade ML me targa TR 1743 K. Ish ministri ka zbritur ne oborr, dhe me pas ka hyre nga dera e mbrapme e Prokurorise se Pergjithshme, per ne katin e katert te saj, ne zyren e Zamir Shtylles, ku edhe i eshte nenshtruar marrjes ne pyetje. Ai shoqerohej nga avokati i tij mbrojtes, Petrit Serjani, si dhe keshilltari ligjor Ardjan Vishaj. " Nuk e njihja me pare Delijorgjin, ate e kam njohur si administrator i firmes "Albademil", i cili do te merrej me demontimin, me te cilen kam zbatuar kushtet e kontrates"- mesohet te kete deklaruar dje perpara prokurorise ish ministri Mediu. Burime nga prokuroria kane bere me dije se ai ka sqaruar edhe ne lidhje me perzgjedhjen e Gerdecit si fabrike demontimi. Mesohet se ish ministri ka deklaruar se nje grup pune, i perbere nga specialiste te Ministrise, kane rene dakord per perzgjedhjen e Gerdecit si vend te pershtatshem per demontim, ndersa ky i fundit kishte firmosur vetem dokumentet e paraqitura nga vartesit e tij. Mediu mesohet te kete dhene shpjegime edhe per transportimin e armeve nga depot e municioneve per t'i demontuar me pas per ne Gerdec. Burimet kane shtuar se ish ministri do te merret serish ne pyetje ne ditet ne vazhdim. Gjate deklarimit te tij kane insistuar si keshilltari i tij ligjor, Ardjan Vishaj, i cili pak muaj me pare ishte Drejtori i Ekstradimeve ne Prokurorine e Pergjithshme, ndersa avokati i tij mbrojtes, Petrit Serjani vite me pare ka qene prokuror. Pas deklarimeve te dhena perpara organit qendror te akuzes ish Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu eshte larguar duke mos dhene asnje shpjegim ne lidhje me deklarimet e tij perpara grupit hetimor.
Fatmir Mediu 4 muaj pa imunitet
Fatmir Mediu dha doreheqjen nga posti i Ministrit te Mbrojtjes, 2 dite pas tragjedise se Gerdecit. Pas nisjes se hetimeve nga organi qendror i akuzes, kryeprokurorja Ina Rama kerkoi nga Parlamenti heqjen e imunitetit te deputetit Mediu, ne menyre qe te mund te hetonte perfshirjen e tij te mundshme ne ceshtjen e Gerdecit. Me gjithe debatet politike mbi imunitetin e Mediut, deputetet votuan me 17 qershor heqjen e mbrojtjes parlamentare per kreun e republikaneve. Ngjarja per te cilen Mediu eshte marre ne hetim ndodhi me 15 mars, rreth ores 12 te mesdites, kur fabrika e Gerdecit ne te cilen prej disa kohesh kryhej demontim predhash, shpertheu. Ndersa shkaqet e shperthimit u cilesuan aksidentale. Per kete tragjedi jane vene ne pranga tre persona, Mihal Delijorgji, administratori i firmes "Albademil", e cila merrej me demontimin e predhave ne fabrike, Dritan Minxholli, i cili ishte drejtori teknik ne fabrike, Ylli Pinari, drejtori i firmes "Meico". Ndersa ne gjendje te lire jane duke u hetuar drejtori i Logjistikes, Dashor Caushi, si dhe ish Sekretari i Pergjithshem, i Ministrise se Mbrojtjes Sokol Gjeci.
Pyetja e Mediut nga tre prokurore
Ish ministri, Fatmir Mediu eshte marre ne pyetje nga tre prej prokuroreve te cilet po hetojne tragjedine e Gerdecit. Sipas burime nga organi qendror i akuzes, tre prokurore kane pyetur per 7 ore me radhe Mediun. Ata jane: prokurori Zamir Shtylla, i cili po drejton edhe hetimet ne lidhje me tragjedine e Gerdecit, si dhe dy prokuroret e tjere Alfred Progonati si dhe Arqile Koci. Grupit hetimor qe po heton tragjedine e Gerdecit ka ne perberje te tij edhe dy prokurore te tjere, prokurorin Arben Dollapi si dhe prokurorin Sokol Stojani. Keta te fundit jane dy prokuroret te cilet kane ndjekur hetimet qe ne momentet e para te shperthimit. Nga ana tjeter, grupit hetimor i jane bashkangjitur edhe nje sere hetuesish. Hetimi ne lidhje me tragjedine e Gerdecit po kryhet ne disa pjese paralelisht. Grupi hetimor i ndare ne pjese po heton per trafikimin e mundshem te mocioneve te vendit tone me Afganistanin,ndersa pjesa tjeter po merret me shkeljet te cilat cuan ne shperthimin e fabrikes, si dhe mbledhja e provave te personave pergjegjes per kete tragjedi. Ne hetimet qe po kryhen mbi tragjedine e Gerdecit jane perfshire edhe nje grup hetuesish nga Prokuroria e Krimeve te Renda te cilet po merren me trafikun e municioneve.