Nuk është ende ai i vjetri

Mesfushori i Bayern Munichut, Arjen Robben, ka pranuar se ende nuk ka arritur formën e tij më të mirë pavarësisht paraqitjeve të shkëlqyeshme në javët e fundit.
“Ne luajmë për njëri tjetrin”, tha Robben për mediet gjermane pas fitores së thellë 6-0 ndaj Hertha Berlinit të shtunën ku ai shënoi het-trik.
“Personalisht, ende nuk jam në shkallën më të lartë. Ende nuk jam Robbeni i vjetër. Mund të përmirësohem më tepër dhe jam i sigurt se do të arrijë të bëjë këtë”, përfundoi ai.