E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritikët e Liverpoolit duhet të kontrollojnë inteligjencën

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish u është kundërpërgjigjur kritikëve duke sugjeruar se të gjithë ata që theksojnë se ky sezon nuk ka qenë i suksesshëm duhet të “kontrollojnë inteligjencën”.

Skuadra e Dalglishit gjendet e shtata në Premierligë – një pozitë nën atë ku e përfunduan sezonin e kaluar – dhe vështirë se do të sigurojë kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Por, pavarësisht kësaj, Dalglish ka shijuar sukses duke udhëhequr ekipin drejt triumfit në Carling Cup muajin e kaluar. Dalglish beson se kjo dëshmon se skuadra e tij është duke kaluar sezon të mirë.

“Mendoj se njerëzit duhet të kontrollojnë inteligjencën. Nuk është e vërtetë se duhet të shikoni vetëm tabelën në ligë. Dikush do të shikojë një pasqyrë më të madhe se kjo. Janë edhe dy gara tjera por që dikush i trajton me mungesë respekti” deklaroi Dalglish për mediet angleze.

“Ne kemi thënë se duam të udhëheqin ekipin përpara. Në fushë mendoj se kemi lëvizur përpara. Por, tani do të vazhdojmë të bëjmë hapa edhe më të mëdhenj me besim në atë që jemi duke bërë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›