E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk është i pafat, po i paaftë

Nga Ilir Metaj
Drejtor i Qendres se Turizmit, Rinise, Kutures dhe Sporteve
Bashkia Vlore

Fundsezoni turistik ne 100 vjetorin e Pavaresise. Ne nje vend normal do te ishte gjithashtu normale te ndjeheshim optimiste ndersa listonim sukseset vecanerisht te shtuara kete vit. Por, si ne cdo rast, edhe ketu na hyn ne pune fraza steriotipe qe e urrej aq shume: ..por jemi ne Shqiperi …. Si ndodhi qe e gjejme veten kaq te dorezuar ne kete stereotip e sgjejme takat te dalim? Vendi i gabuar ? Koha e gabuar ? Apo, njerezit e gabuar ?
Vendin dhe kohen e bejne njerezit, keshtu qe pergjigja ska nevoje per me shume koment !
Pa dashur te bej nje persiatje te tepruar, por, duke dashur te mbetem ne argumentin e rolit dhe ndikimit, qe, mund te kene njerezit ne vend dhe ne kohe, do ta ilustroj vetem me njerin prej tyre, qe ka per detyre te kete nje rol dhe nje ndikim te dallueshem ndjeshem prej tokesoreve te tjere sepse ne fakt nuk eshte dokushdo: eshte Minister. Dhe jo minister i cfardo vendi dhe kohe, por Ministri i MTKRS-se ne 100 vjetorin e Pavaresise !
Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare….
Shkojnë e vijnë ministra e zëvendësministra ne zyrat moderne te MTKRS (me kg madje). Rasti tipik per tu ilustruar me shprehjen hyjnë shul e dalin lloz ! Ne fakt, mbase u duhej lënë më shumë kohë në dispozicion djemve, se, i heqin mbase ca si shpejt. Njëri u largua me mbërthecka në njeren dorë e Strategjine e 40 haneve ne tjetren, tjetri pa na sjellë akoma eshtrat e Ismail Qemalit në atdhe (mbase na e ben surprize ne 100 vjetor), ky tjetri qe ska ikur akoma…(pse, eshte ?!)
A e dini cila është e vetmja gjë që i lidh këta meteorë me turizmin? Që të gjithë janë turistë rustike: MTKRS-ja eshte hani ku ata bujten per ca kohe !

I pelqen te duket i hutuar ? Mbase jo, por ama duket kaq i vertete
Sa here del ne aktivitete apo konferenca shtypi te ministrise, duket si Liza ne boten e cudirave! Eshte ministri me i paafte qe ka patur MTKRS-ja (megjithe konkurencen e forte ne kete drejtim me ata dy te paret).
MTKRS-ja ka shpallur me pompozitet (ja kane marre doren) pyetesorin qe do sherbeje per hartimin e Strategjise se Turizmit 2013 2020!
Lind pyetja e pafajshme: Cu be me Strategjine 2007-2013, a u realizua ajo? Ose me konkretisht, duke ju referuar pikave te strategjise se MTKRS-se, 2007 -2013:

- Si e zgjidhet problemin e pronesise se truallit ?
- Si e zgjidhet zhvillimin e qëndrueshëm të produktit dhe zbatimin e parimit të qëndrueshmërisë në të gjitha nivelet? (Kete nuk u ve faj nese nuk e keni arritur, se veshtire te deshifrohet.)
- Si e zgjidhet problemin e licensimit te njesive hoteliere?
- Ku jemi me hartimin dhe realizimin e planeve urbanistike per zonat me rendesi te vecante turistike dhe sidomos per zonat bregdetare?
- Ku jemi me realizimin e planit per mosderdhjen e ujerave te zeza ne bregdet ?
- Ku jemi me krijimin e infrastruktures rrugore te parametrave europiane ne zonen e Jugut?
- Si u zgjidh problemi i furnizimit me uje te pijshem 24 ore?
- Si u realizua plani i veprimit bashkepuno per te konkuruar me fqinjet tane?
- Ku jemi me planin e veprimit per te patur nje territor te paster nga mbeturinat urbane e inerte?
- Ku jemi me Vizioni 2013- do ta gjeje Shqiperine si nje destinacion te rendesishem turistik ne tregun europian, konkuruese te denje me fqinjet e saj?
- Si ka qene bashkepunimi me qeverisjet lokale?
- Cfare investimesh strategjike per turizmin u arriten me Shqiperia -1 euro?
-
Une e di Z. Minister qe ti nuk vihesh fare ne siklet nga keto pyetje Ne fakt ke te drejte. Po clidhje ke ti me keto gjera?! Ti je ne autobus

Mund te duket i hutuarmund te duket i paafte, por mund te duket edhei paafte !
Viti i 100-te i Pavaresise e gjen Shqiperine me z.Bumci, si Minister te Kultures! Kaq mjafton per te kuptuar ne chall gjendet ky vend i shkreteTe pakten kete vit mund tja kursenim historise kete fyerje me shume.
Ky duhej te ishte viti i ngadhnjimit te energjise mbi ngordhalaqjen, shkelqimit mbi mediokritetin, i atdhedashurise se zjarrte mbi patetizmin e pergjumur, bashkepunimit mbi percarjen, i shpirtit rebel te rinise mbi tallavaizimin kulturor, i librit mbi analfabetizmin, i turizmit mbi moratoriumet asfiksuese, i faljes mbi kanunin, i dashurise mbi urrejtjen, i te ardhmes se perbashket.
MTKRS-ja do kishte fatin te inicionte, frymezonte e mbeshteste pikerisht ato politika qe conin drejt ketyre idealeve. Te pakten kete vit te luante kete rol ne kete vend dhe ne kete kohe. Te pakten kaq ua kishim borxh te pareve tane por dhe atyre qe do te jene ne 200 vjetor ketu !
Por nuk ishte e thene! Edhe ky vit do jete nje flete e pashkruar ne duart e z.Bumci, qe do i mungoje ketij vendi dhe kesaj kohe ! Sepse, kjo krijesa, do qe te jete minister, por nuk do te kete asnje ndikim mbi kohen dhe vendin ! Dhe prape fajin do e kete njeriu ! Dhe prape do shtohet lista e borxheve qe u kemi te pareve, por edhe femijeve tane !
Mos po ngarkoj me shume se cduhet ministrin e shkrete? Aspak! Sepse, arsye per batakun ku ndodhemi ne kete 100 vjetor eshte edhe ekzistenca e krijesave te tilla butake, pa dinjitet profesional, apatikeve injorante qe dine vetem te servilosen e te perunjen, qe nuk marrin kurre pergjegjesite e tyre mbi shpatulla (per te treguar nese kane), qe dine vetem te thone po shef , qe nuk marrin kurre guximin per te kundershtuar edhe kur mendojne ndryshe, qe e mbajne koken vetem ulur kur flasin e qe nuk shohin me larg se hunda e tyre !
Diku e kane etiketuar zagar sulmi i Sali Berishes. Opo te ishte te pakten keshtu Po, a e lidhni dot Aldon me sulmin?! Madje as me zagarin jo, se ai te pakten e luan nje rol ne nje vend dhe nje kohe ! Kurse Aldo hic Po hic far ama !. Madje une pres qe ta shoh duke thithur gishtin ne vend te biberonit qe te mos qaje. Nuk e di pse me vjen ne kete portret…
Por,100 vjetori eshte aty per shqiptaret ! Le mos ta leme ne doren e z.Bumci e te Bumceve te tjere ! Le te bejme vete me te miren ! Te therrasim nga brenda vetes frymezimin dhe fantazine dhe ta bejme vete festen, sa me mire e sa me fuqisheme, per te dhene optimizem e per te inspiruar sado pak brezin e ri, qe sot me shume se kurre ka nevoje per shpirtin rebel, qe te mos i shikoje gjerat te ndodhin, por ti beje ato te ndodhin !
Se vendin dhe kohen e bejne njerezit, por njerezit me pasione e zemer te madhe !
P.S. zagar sulmi i Sali Berishes? Ne fakt kjo eshte fyerjet me te medha qe i kane bereSali Berishes !

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›