E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk eshte turp te mesosh edhe ne pleqeri

Kur kalon te 60-at besohet se hyn ne moshen e pleqerise dhe kjo i ka ndodhur trajnerit te njohur serb, Dragosllav Stepanovic. Me nje karriere te njohur si trajner i Ajntrahtit te Frankfurtit, Bajerit te Leverkuzenit, Uerdingenit, Atletikut te Bilbaos etj., ai u kthye ne shtepi tek modestet e Cukarickit ne kategorine e pare serbe. Aty ai nuk e pati per turp te mesonte nga nje koleg me i ri, si Zhoze Murinjo duke vendosur qe lojtaret e tij te kendojne per te ngrohur atmosferen. "Ne pranvere do kerkoj qe ata te kendojne, - tha Stepanovic per "Kuririn" e Beogradit, - me shume do kerkoj kenge popullore, por mund te zgjedhin edhe vete. Kjo ngroh atmosferen dhe atmosfera e mire eshte gjysma e suksesit ne futboll".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›