E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri jave pezullim shqiptarit e maqedonasit

Bledar Hodo i Teutes se Durresit u pezullua me 3 ndeshje nga Komisioni i Disiplines, ne mbledhjen e djeshme. Bashke me te, edhe Aleksander Jakimovski, maqedonas i Shkumbinit te Peqinit, te dy per goditje me shkelm njeri-tjetrit (plus 50 000 leke gjobe). U pezullua 2 ndeshje Admir Teli i Vllaznise (30 000 leke gjobe), ndersa ne Kategorine e pare e pesuan trajneri i Lushnjes, Bano (2, 30 000) dhe lojtaret Cela (Lushnje), Ceno (Sopoti), Shtrepi (Laci), Rizvani (Laci) e Lala (Tomori) me nga 2 ndeshje e 30 000 leke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›