Nuk i hapnin telefonin familjarëve/ Humbën jeta pasi u asfiksuan nga gazi, një nga viktimat ishte kthyer nga Greqia për të…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet pasi dy persona ndërruan jetë si pasojë e asfiksimit nga rrjedhja e gazit.
Mësohet se rrjedhja e gazit dyshohet të jetë shkaktuar nga bombola e ngrohjes.
Pronari i banesës, Altin Maksuti jetonte në Greqi dhe kishte shkuar së bashku me të afërmin e tij Vladimir Bengun për të kryer disa riparime në banesë.
Të dy janë gjetur në banesë nga familjarët që kanë njoftuar policinë pasi ata nuk iu përgjigjeshin në telefon.