E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ “Iku, iku”, 30 plumba në drejtim të Kevin Hajrulla, britma pas atentatit në Vlorë! Qytetarët e transportojnë 29-vjeçarin me makinë në spital

Ky është momenti pak pas atentatit të djeshëm që tronditi Vlorën. Si pasojë e breshërisë së plumbave mbeti i plagosur rëndë 29-vjeçari Kevin Hajrulla dhe 35-vjeçari Armand Spahiu  tregtar shumice i fruta perimeve, i cili u plagos aksidentalisht.

Në videon e siguruar nga Vizion Plus shihen qytetarët të cilët marrin 29-vjeçarin Hajrulla, e fusin në makinë dhe e e transportojnë me urgjencë në spitalin e Vlorës.

Për shkak të gjendjes së tij të rëndë, mëngjesin e sotëm, i riu është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Siç bëri me dije më herët gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, në drejtim të Hajrulla u qëllua me 30 plumba.

Autorët të cilët dyshohet se ishin tre, dy qitës dhe një shofer, lëviznin me një makinë me targa të vjedhura italiane. Makina më pas u gjet e djegur në fshatin Panaja të Vlorës, ndërsa brenda mjetit kishte dhe 2 armë tip kallashnikov./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›