Nuk i ndërron shpesh rrobat
Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 08:06
Aktorja Jennifer Aniston e ka mbrojtur tendencën e saj dhe ka thënë se ajo shpesh i vesh fustanet që i kishte veshur edhe më parë – madje këtë e bën edhe kur vesh me bikini, ku thotë se ka bikini të vjetra dy vjet.
“Më pëlqen të vesh edhe tesha të vjetra, nga arkivi im”, i ka thënë Aniston revistës “Glamour”, në numrin e saj të fundit.
“Sidomos kostumet e banjës, të cilat nuk i ndërroj shpesh, pasi që mendoj se nuk është e nevojshme”, tha ajo.