Të edukosh një fëmijë 2 vjeç për oturakun!
Duket si gjë e kollajshme, por një nga punët më të vështira të një prindi është të edukojë fëmijën e vet 2 vjeç. Është një punë e gjatë paraprake për tu bërë para se të fillosh trajnimin për përdorimin e banjës. Të paktë janë ata fëmijë që mësohen vetë. Ata duhet të dinë se çfarë presim nga ata! Ata kanë nevojë dhe e meritojnë ndihmën dhe drejtimin e prindit. Një fëmijë që është mësuar me veprimet dhe paisjet në banjë është më e lehtë për tu pregatitur sesa një fëmijë që nuk di asgjë.
10 hapat për ta mësuar fëmijën me oturakun
1. Merreni fëmijën tuaj në banjo. Është shumë mirë që baballarët dhe vëllezërit të jenë shembull për djemtë, dhe nënat dhe motrat të jenë shembull për vajzat. Familjarëve në përgjithësi u pëlqen të jenë shembull për tu ndjekur. Nëse e keni siklet këtë gjë, të jeni të sigurt që fëmijët e komshinjve do tia demostrojnë fëmijës tënd. Në kohët e sotme, fëmijët kanë shumë mundësi të mësojnë nga bashkmoshatarët e tyre gjë që e shpejton kohën e të mësuarit.
2. Mundohuni ta ndihmoni fëmijën tuaj të kuptojë ndjesinë e të qënurit i lagur, jam lagur tani dhe pas pak do lagem. Inkurajojeni fëmijën tuaj të flasë për këto ndjesi sidomos për ndjesin do… pa i ushtruar presion atij. Flisni mbi shenjat që vini re, si për shembull kur ndalon së luajturi apo kur ecën sikur është në siklet. Një mënyrë tjetër për të rritur vetëdijen është ti thoni fëmijës që tju tregojë kur e ka pelenën e lagur.
3. Lëreni fëmijën tuaj të dalë nudo në vendet e duhura për ti lejuar që të shohë çfarë është duke bërë, dhe kështu ta ndihmoni të krijojë një lidhje logjike ndërmjet fjalëve dhe asaj që i referohen ato.
4. Ndërrojani pelenën në banjë, kështu ai do ta lidhë këtë proces me vendin përkatës. Fëmijët mbi moshën 2 vjeçe nuk duhet të ndërrohen mbi tavolinë pikërisht për këtë arsye.
5. Megjithëse ka patur kontradikta për përdorimin e terminologjisë së duhur për pjesët e trupit dhe funksionet e tyre, ju duhet të përdorni fjalë që ju vijnë më thjesht në mendje, si ju edhe fëmijës tuaj. Për shembull, të bësh çiçin, mund të jetë një term më i përshtatshëm sesa urinim. Megjithatë duhet të përdorni terma sa më specifikë, pasi të thuash të shkosh në banjo është shumë e paqartë dhe e përgjithshme fëmija mund të mos e kuptojë. Mundohuni të mos përdorni fjalë që do ta bëjnë fëmijën tuaj të mëndoj se funksionet e tij/saj trupore janë të pista apo të neveritshme (për shembull, e pisët, me erë të keqe, etj).
6. Ndihmojeni fëmijën tuaj duke përdorur termat si para dhe pas duke i përdorur ato vetë në kontekste si: Do ti lajmë enët pas darkës.
7. Flisni për avantazhet e të qënit i pregatitur: ska më vrap për të ndërruar pelenën, ska më ndërpreje për të ndërruar pelenat, kënaqësia e të qënit i pastër dhe i thatë… Diskutoni mbi pregatitjen si një hap i rëndësishëm për rritjen.
8. Lëreni fëmijën tuaj të mësojë të ulë dhe të ngrejë vetë të mbathurat, ose ti veshë dhe ti heqë vetë.
9. Mbani një oturak praktik në të cilin fëmija juaj mund të ulet (edhe me rroba) ndoshta gjatë kohës që ju jeni në banjo (por vetën nëse ai ose ajo do). Qëllimi nuk është të keni rezultate, por që fëmija të krijojë afërsi më këtë paisje. Dhe lëreni fëmijën tuaj që të shkarkoj ujin e WC-së për ju, në mënyrë që ta ndihmoni atë të mësohet me zhurmën që bën shkarkuesi dhe të mësohet të mos friksohet nga zhurma.
10. Filloni ti lexoni fëmijës tuaj libra mbi oturakun.