"Nuk ia falëm gjakun, Ndreu duhej të rrinte i ngujuar"

LAÇ -"Po. Unë e kam vrarë Besart Ndreun. Ai e dinte se ishte në gjak me ne dhe na kishte borxh. Ne s'e falëm gjakun, ndaj duhet të rrinte i ngujuar sipas Kanunit. Po të na kishte kërkuar leje për të lëvizur, ai do të ishte gjallë". Kështu ka deklaruar në polici 22-vjeçari Albert Tuci, i cili mbrëmjen e së hënës ekzekutoi me breshëri automatiku për hakmarrje 25-vjeçarin Ndreu, ndërsa plagosi rëndë shokun e këtij të fundit, Klentin Bajraktarin. Ndërkohë, burime zyrtare nga policia e Kurbinit bëjnë me dije se i riu i akuzuar për vrasje, i shoqëruar edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës (FNSH) ka shkuar në vendin ku kishte fshehur armën e krimit. Agresori Albert Tuci ka treguar me detaje se përse qëlloi mbi viktimën dhe se pas ngjarjes u vetëdorëzua.
KANUNI
Fenomeni i egër i gjakmarrjes vazhdon të marrë jetë njerëzish në zona të ndryshme të vendit tonë. Viktima e radhës ishte Besart Ndreu nga qyteti i Laçit, i cili u ekzekutua në pritë rreth orës 20:00 të së hënës afër shkollës 9-vjeçare të Sanxhakut. Një ditë pas kësaj ngjarjeje, ku u plagos rëndë dhe Klentin Bajraktari, i cili nuk ishte i përfshirë në hasmërinë mes familjeve Ndreu dhe Tuci, autori i krimit ka pohuar se gjithçka e bëri në emër të Kanunit. Gjatë dëshmisë së tij, Albert Tuci ka deklaruar se nuk donte ta vriste 25-vjeçarin Ndreu, por vetëm ta plagoste për hakmarrje.
DËSHMIA E VRASËSIT
"Gjithçka ka nisur dy vite më parë, kur Besart Ndreu më plagosi mua, vëllain dhe djalin e xhaxhait tim në vendin e quajtur 'Qafa e Pazarit' në lagjen 'Sanxhak'. Ne nuk e kishim falur atë, me gjithë ndërhyrjet që kishin bërë familja e tij për ta falur. Ai e dinte shumë mirë se ishte në gjak me ne dhe se na kishte borxh. Ne nuk kemi punë me shtetin, i cili për ne e dënoi", është shprehur para hetuesve të çështjes 22-vjeçari Albert Tuci. Gjithashtu, Tuci ka sqaruar se "unë nuk kisha qëllim ta vrisja Besartin, por ta plagosja. Nuk kam qëlluar në drejtim të Klentin Bajraktarit, por vetëm mbi Besartin. Jam përpjekur që të mos vras asnjë njeri, pasi në atë moment kishte shumë njerëz në rrugë dhe unë i kam dalë Besartit para në mënyrë të menjëhershme. Nëse Basarti do të kishte zbatuar Kanunin, duke u mbyllur brenda dhe do kishte kërkuar leje për të lëvizur, unë nuk do e vrisja dhe do kishte rrugë për të mbyllur problemin".
Ekzekutori ka pohuar se pasi ka mësuar se e kishte lënë të vdekur Besart Ndreun, ishte vetëdorëzuar. Pas dëshmisë së dhënë paraditen e djeshme, Albert Tuci i lidhur me pranga u ka treguar bluve vendin ku kishte fshehur armën. Nga ana tjetër, hetuesit e çështjes bënë me dije se Klinton Bajraktari është plagosur nga plumba rikoshet. Sipas tyre, plumbat kanë përshkuar trupin e Ndreut dhe kanë rënë në një mur betoni ku kanë bërë rikoshet.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)